• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndodhi e rrallë/ Zvicra heq dorë nga “neutralitetit”, mbështet Ukrainën: Rreshtohemi krah BE në sanksionet ndaj Rusisë

by Java News
28/02/2022 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zvicra ka hequr dorë nga statusi i saj i “neutralitetit” dhe ka njoftuar se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, në përputhje me ato të miratuara nga BE.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti Federal, Ignazio Cassis.

“Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur sot të miratojë plotësisht sanksionet e BE-së”, tha Cassis gjatë një konference për shtyp. “Është një veprim i pashembullt i Zvicrës, e cila ka qëndruar gjithmonë neutrale më parë”.
“Sulmi i Rusisë është një sulm ndaj lirisë, një sulm ndaj demokracisë, një sulm ndaj popullatës civile dhe një sulm ndaj institucioneve të një vendi të lirë. Kjo nuk mund të pranohet në lidhje me të drejtën ndërkombëtare, kjo nuk mund të pranohet politikisht dhe kjo nuk mund të pranohet moralisht”, shtoi Cassis.

Duke folur pas një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit Federal të Zvicrës, Cassis theksoi se “në këto ditë të errëta”, Zvicra qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës dhe shpreson se sanksionet do të inkurajojnë Kremlinin të “ndërrojë mendje”.

“Të luash në duart e një agresori nuk është neutrale. Pasi kemi nënshkruar Konventën e Gjenevës për të Drejtat e Njeriut, ne jemi të lidhur me rendin humanitar”, tha Cassis. “Demokracitë e tjera do të mund të mbështeten te Zvicra; ata që mbrojnë të drejtën ndërkombëtare do të mund të mbështeten në Zvicër; shtetet që mbrojnë të drejtat e njeriut do të mund të mbështeten te Zvicra”.

Cassis tha se Zvicra po mbyllte hapësirën e saj ajrore për të gjitha fluturimet nga Rusia, përfshirë avionët privatë, me përjashtim të fluturimeve humanitare, fluturimeve të kërkimit dhe situatave emergjente.

Ministrja zvicerane e Drejtësisë Karin Keller-Sutter tha se ndalimi i hyrjes do të ndikojë por Zvicra eshte e vendosur qe ti bashkohet sanksioneve te BE ndaj Rusise!/m.j

Next Post
FOTOT/ Mision për të vrarë Zelenskyn e vëllezërit Klitschko, Putin dërgon në Ukrainë skuadrën e mercenarëve: Grupi “Wanger”, nga torturat te vrasjet për llogari të “carit” rus

FOTOT/ Mision për të vrarë Zelenskyn e vëllezërit Klitschko, Putin dërgon në Ukrainë skuadrën e mercenarëve: Grupi “Wanger”, nga torturat te vrasjet për llogari të "carit" rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

March 3, 2026
Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

March 3, 2026

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Kur të shkon në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës, jo më politikan

March 3, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In