• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E rrallë / Snajperi britanik vret 3 terroristë me një plumb tek

by A R
24/01/2017 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një snajperist britanik në Irak ka vrarë tre terroristë të ISIS-it me vetëm një plumb, çfarë është përshkruar si diçka që ka ndodhur rrallë, për të mos thënë kurrë. Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ushtarak të SAS (Forcave Ushtarake të Ajrit), i cili qëlloi me një plumb dhe vrau dy burra menjëherë, para se të përplasej me të tretin gjatë një misioni në nëntor, në një fshat të largët verior të Irakut.

Snajperisti qëlloi me plumbin “338 Lapua Magnum” nga një pushkë snajper L115 nga një gamë e 1,800 metrash, derisa terroristët e ISIS-it po përgatiteshin të hapnin zjarr mbi një turmë të grave dhe fëmijëve.

Thuhet se skuadra SAS ishte në ndjekje të terroristëve kur dhjetëra gra dhe fëmijë u përpoqën të largoheshin nga ekstremistët.

Kur terroristët urdhëruan civilët për të ndaluar dhe ua drejtuan mitralozin në drejtim të tyre – nga një dritare e katit të dytë të një ndërtese – ekipi SAS vendosi se nuk kishin zgjidhje tjetër, veçse të hapnin zjarr dhe të shpëtonin grupin e civilëve.

Snajperi, një pushkë e cila ishte e pajisur me një shtypës për të reduktuar zhurmën, realizoi të shtënën e tij jetësore.

Plumbi i parë goditi njeriun që mbante mitraloz në kokën, pastaj goditi një terrorist të dytë në gjoks. Ai kaloi nëpër trupin e tij, u përplas me një mur dhe goditi një të tretë – i cili ishte në të njëjtën dhomë – në qafë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, krahas snajperistit ishte një vrojtues i SAS, i cili ishte duke shikuar objektivin me dylbi. Ai ngjarjen e kishte përshkruar si diçka që ndodhi brenda të qindtave të sekondës.

Viktima e tretë kishte vdekur rreth 30 sekonda pasi ishte qëlluar, ndërsa dy të parët thuhet se vdiqën në vend, shkruajnë mediat e huaja./b.d

Next Post
Lëngu i turshive, vetitë çudibërëse që s’i kemi ditur

Lëngu i turshive, vetitë çudibërëse që s’i kemi ditur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Rama ha darka, ata godasin institucionet”, Sejamini: Protestat e opozitës, zero rezultat

March 6, 2026
TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

March 6, 2026
“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In