Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotëm në Tiranë, ku një 73-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Policia kanë njoftuar se 73-vjeçari është shtetas polak, i cili kishte marrë me qira një banesë në bulevardin “Bajram Curri”, aty ku është gjetur dhe pajetë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhunë dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.06.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j