Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në zonën e njohur si Ura e Spatharit në aksin Mjedë- Shkodër.
Një automjet ka humbur kontrollin, është përplasur me parmakët e urës dhe më pas ka përfunduar në lumë. Sipas informacioneve paraprake tre personat që ndodheshin brenda në automjet janë në gjendje të rëndë.











