E rëndë në Lushnjë, e moshuara vdes në spital pas injeksionit në ambulancën e lagjes! Dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, teksa një grua e moshuar humbi jetën pak pas injeksionit që bëri në ambulancën e lagjes.

Policia vendore konfirmoi ngjarjen dhe se referoi materialet në Prokurori për rastin.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur viktima M. V., 78 vjeçe, pas një injeksioni në ambulancën e lagjes Savër, ka pësuar reaksion.

“78-vjeçarja është dërguar në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën. Po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, bëri me dije policia vendore pas hetimeve paraprake.

Mbetet e panjohur se çfarë e ka shkaktuar reaksionin dhe priten rezultatet përfundimtare të ekspertimit mjeko-ligjor, nëse shkak është injeksioni dhe mjekimi i gabuar, apo faktorë të tjerë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com