Një 30-vjeçare nga Lushnja ka denoncuar sot në polici se është dhunuar nga dy persona të paidentifikuar.
Policia në një njoftim për mediat sqaron se 30-vjeçarja është goditur me sende të forta dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
“Shtetasja M. S., 30 vjeçe, banuese në Karbunarë, ka kallëzuar se është goditur me sende të forta nga dy persona të paidentifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sqaron policia.
/a.r