Një 38-vjeçar me koronavirus ndërroi jetë këtë të shtunë në Kosovë.
Këtë lajm përmes një statusi në Facebook e ka bërë të ditur Demush Shasha, drejtor i EPIK-ut.
Ai thotë se bëhet fjalë për vëllain e tij 38 vjeçar që ishte hospitalizuar dje, por që nuk arriti të mbijetojë.
Ky është statusi i tij i plotë:
Vëllai im, Flamur Shasha, 38 vjeç, ndroj jete.
Per shkak rrethanave lus per mirekuptim familjen dhe miqt. Varrimi do jete privat.
Mësohet se Flamur Shasha është ish-sportist dhe karateist. Këtë e ka zbuluar zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Arbër Grabovci.
/e.rr