Qyteti i vogël grek i Volosit është tronditur nga një ngjarje e rëndë pasi një 15-vjeçare me aftësi të kufizuara është përdhunuar nga një 30-vjeçar të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale.
Rasti po hetohet nga autoritetet policore të Volosit pas denoncimit të prindërve të së miturës dhe vetë vajzës. Sipas mediave ajo ka probleme të shëndetit mendor.
Dyshohet se incidenti ka ndodhur të martën pasdite dhe i dyshuari është një shtetas i huaj. Prindërit kishin vënë re mungesën e vajzës në shtëpi. Pasi e telefonuan disa herë ajo kishte dalë e padisponueshme.
Kur e gjetën, ajo u tregoi se e kishin përdhunuar. 30-vjeçari i arrestuar është dërguar në burg ku pritet të përballet me akuzat.
/a.r