Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Lumas, Cërrik pranë qytetit Elbasan.
Rreth orës 16:30, në kasollen pranë banesës, 64-vjeçari me inicialet Xh. Sh., në kushtet e depresionit, dyshohet se ka plagosur veten me thikë.
Ai është transportuar në spitalin rajonal Elbasan, por si pasojë e plagës ka ndërruar jetë me të mbërritur në urgjencë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjqyqësor Elbasan po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/a.r