• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E rëndë/ Burri vret ish-bashkëshorten me automatik në Fier, kapet pas 3 orë ndjekjeje, fshihej në pyll

by Java News
11/09/2021 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shtator të 2020-ës u deshën 5 orë negociata me policinë, që 31-vjeçari Elton Metaj të lëshojë nga duart kallashnikovin që i kishte vënë vetes duke kërcënuar se do të vetëvritej, në oborrin e shtëpisë së ish-bashkëshortes së tij, pasi i kishte terrorizuar familjarët. Por mbrëmjen e këtij 10 shtatori, nga arma automatike dolën plumba që i morën jetën nënës së vajzës së tij, Sabrina Bengaj, 23-vjeç.

Ishte ora 22:50 kur Elton Metaj i shkoi sërish në shtëpi në fshatin Zhupan. Xhelozia, apo fakti që nuk e linte të takonte të bijën, e çuan sërish të nervozuar Elton Metajn në derën e shtëpisë së vjehrrit të tij.

Veçse këtë herë, me vete mbante dhe mllefin që më shtator të 2020-ës, u fut në burg për hir të këtij konflikti. Eltoni kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga qelia, më 20 korrik të këtij viti, por duket se orët në izolim i ka kaluar duke menduar për hakmarrje.

Pas 3 orësh ndjekje, policia mundi ta vë në pranga 31-vjeçarin në një zonë të pyllësuzar në fshatin e tij, Peshtan, me armën e krimit në duar, ndërsa u sekuestua dhe motorin me të cilin u largua nga banesa e ish-vjehrrit.

Në 8 vite martesë çifti kishin një vajzë të mitur për hir të së cilës viktima ka duruar dhunën psikologjike e fizike të bashkëshortit të saj. Ndaj sipas autoririteteve, Elton Metaj, ka qenë arrestuar edhe më herët për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Vëllai i viktimës, Armando Bengaj thotë se Eltoni kishte kërcënuar edhe vetë atë për ta vrarë, ndërsa gishtin e fajit ia drejton gjykatësve dhe prokurorëve që nxorrën nga burgu njerëz të tillë.  Dhe në fakt, nëse drejtësia do të kishte vepruar me forcën e ligjit përballë një njeriu që rrezikon jetën e tjetrit, pikëpyetja e madhe që ngrihet, është nëse edhe jeta e Sabrinës mund të ishte shpëtuar.

Që çifti, tashmë i dovorcuar, kishin probleme, e pohonin edhe një vit më parë prindërit e Elton Metajt që në një intervistë për Report Tv thanë se djali kërkonte të shihte vajzën e tij të vogël, që në atë kohë, ende pa u ndarë, 23-vjeçarja e mori me vete dhe u largua te prindërit. Ndërsa nuk mungonin dhe akuzat për tradhti, duke thënë se djali e kishte kapur të renë të bisedonte me një tjetër në telefon.

g.kosovari

Next Post
“E qëlloi kur po hante bukë, motra sapo…”/ Rrëfimi prekës i vëllait të 23-vjeçares: Fajin e kanë gjyqtarët që nxjerrin kriminelë nga burgu

“E qëlloi kur po hante bukë, motra sapo..."/ Rrëfimi prekës i vëllait të 23-vjeçares: Fajin e kanë gjyqtarët që nxjerrin kriminelë nga burgu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In