Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në vendin e quajtur Ura e Gjolës.
Policia e Tiranës njofton se “A.S. rreth moshës 60- vjeçare nën drejtimin e mjetit “Mercedez Benz” dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge”.
Pas njoftimit për aksidentin, efektivët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se 60-vjeçari kishte humbur jetën.
Deri tani dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak, por po hetohet për të zbardhur ngjarjes.
/a.r