• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E reja u sulmua në mes të rrugës nga përdhunuesi, askush nuk e ndihmonte

by A R
13/07/2018 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rastet e sulmeve seksuale janë kthyer në shqetësim për instancat ligjzbatuese pasi është një fenomen që ka njohur vetëm rritje.

Mediat italiane raportojnë arrestimin e një përdhunuesi serial i cili ishte kthyer në tmerr për vajzat e reja në Romë.

Ai “godiste” në mënyrë të papritur nëpër rrugicat e qytetit, kur përballej me vajza të pashoqëruara.

Ajo që e bën të rëndë këtë rast, është dëshmia e njëra prej viktimave e cila u sulmua në mes të rrugës, por askush nuk i vinte në ndihmë.

Të bërtiturat e saj për ndihmë binin në vesh të shurdhër, pasi askush nuk reagonte.

“Ishte ora 21:00 e një mbrëmjeje vere. Zbres nga makina ime dhe po i drejtohesha banesës së disa miqve ku do organizonim një festë. Më prisnin për përgatitjet e fundit. Ishte një rrugë me kalim vetëm në një sens dhe me pak trafik. Shoh me bisht të syrit një person pas meje. mendoja se ishte miku im Guido që donte të bënte një shaka. Por, u gabova, ishte një i panjohur, një burrë që më shtrëngoi me forcë nga pas”, e nis rrëfimin vajza e re që nuk pranon të identifikohet.

“Më pas, personi në fjalë më prekte në pjesët intime dhe fillova të bërtas. Në ato momente ai më lëshon, por afrohet sërish dhe më prek”, vijon ajo rrëfimin teksa tregon se u përpoq ta largonte.

Në ato momente ajo tregon se po bërtiste me të madhe shkruan Tgcom.

“Një çift po kalonte aty por më shikonin me indiferentizëm. Po ashtu, edhe disa persona të tjerë që kaluan aty apo ndodheshin në një bar nuk reagonin ndaj të bërtiturave të mia ku kërkoja ndihmë”, thotë vajza.

Ajo më pas tregon se ka ecur për rreth 500 metër në atë rrugicë të ngushtë, derisa dy djem të rinj i erdhën në ndihmë.

“Ishin dy djem rreth të 14-ve që më ndihmuan dhe e neutralizuan agresorin”, tha ajo.

Kjo ishte historia e radhës. Një tjetër rast ishte shënuar një ditë para se të publikohej ky rrëfim. Pas disa kohësh, më në fund agresori u prangos./a.m.

Next Post
Diplomati i shquar Bashkim Zeneli nderohet me “Mjeshtër i Madh”

Diplomati i shquar Bashkim Zeneli nderohet me “Mjeshtër i Madh”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In