• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A e pret edhe PS-në bjerrja e PD-së, nëse s’demokratizohet!

by Ben Andoni
07/08/2017 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një eufori në Partinë Socialiste, në këto ditë gushti, që shtohet me besimin e militantëve të saj se do të ketë një qeverisje të lehtë të formacionit të Majtë në këtë legjislaturë. Kanë marrë 74 mandate, kurse kryetari i Partisë së tyre është në zenitin e vet të kënaqësisë, teksa bën eksperimente populiste të ndryshme, para të cilave fashion i tij është fare i padukshëm.

Problemi është më i gjerë dhe ka lidhje me të ardhmen e demokracisë shqiptare. Që do të thotë se: sa më pak demokraci të brendshme në partitë kryesore shqiptare, aq më pak demokraci të vërtetë ka për vendin. Partia Demokratike ka nisur rrugën e pakthim të bjerrjes, pikërisht sepse i ka ikur misionit të saj, ndërsa nuk përfaqëson më fashat shoqërore që e mbështetën në krijimin e identitetit të saj. Për të mos thënë se i është shuar fryma që e mbajti gjallë në këtë çerek shekulli dhe falë të cilës po mbijeton edhe sot e kësaj dite. Kësaj rruge, megjithëse është e shpejtë t’i parashikohet e ardhmja, me shumë gjasa e pret edhe Partinë Socialiste, në fund të mandatit 2017-2021. Krahasimi vjen me ngjashmëritë.

Ky trend bjerrje ka ardhur nga devijimi ideologjik i partive, përcjellë nga politikat personale të krerëve, por edhe bërthama e fortë e militantëve pa ideal, që përdoren për të ruajtur këtë statusquo. Në një studim të Institutit të Studimeve Politike tregon sesa pa sens janë sot votimet e formacioneve të mëdha dhe për këtë tregohet trendi i fitores së Ramës, kur më 2009 mori mbi 93% të votave në parti, kohë kur humbi zgjedhjet parlamentare dhe 94% të votave kur i fitoi zgjedhjet parlamentare! Paradoksi më i madh i këtij konstatimi shihet te PD, kur kryetari i saj Basha mori mbi 91% të votave të militantëve vetëm një muaj pasi kishte arritur nivelin më të ulët historik të PD, 28% të votave kombëtare!

Përmbledhtas, zgjedhjet për kryetar në PD në vitet 2013 dhe 2017 kanë treguar se demokracia e brendshme në këtë parti jo vetëm nuk ekziston por më keq akoma është e shpërfytyruar, ku protagonizmi i Lulzim Bashës megjithë luftën që iu bë dhe nga senatorët e partisë, nuk pati asnjë lëkundje! Në këtë sens, konform një politike të brendshme jo-demokratike të dy partive për zgjedhje fiktive, mungesa e regjistrave të saktë të anëtarësisë, fiktiviteti i pjesëmarrjes dhe loja e shpifur e menaxhimit të zgjedhjeve, e bën gati nul jo thjesht demokracinë e tyre. Kjo u pa në zgjedhjet e brendshme të PS-së dhe vështirësinë e madhe për të organizuar zgjedhjet e vitit 2016, ku kryetari Rama, falë kultit të individit, grupit të militantëve, strukturat e brendshme po aq fiktive, faktit se PS-ja mezi i organizoi zgjedhjet, Rama fitoi pa asnjë rival të besueshëm. Nëse do të bazohemi në shkaqet sesi përfundoi PD-sa, por duke parë dhe ngjashmëritë me PS-në, jo shumë larg, pas një mandati mbase shkërmoqja do jetë njësoj e madhe edhe te ky formacion.

Në një farë mënyre standardet e zgjedhjeve brenda partive politike janë thjesht për sy e faqe dhe të pavendosura, madje shumë më tepër se zgjedhjet parlamentare e lokale në Shqipëri, i referohemi ISP. Partisë Demokratike i duhet të krijojë një frymë dhe të sjellë një vizion, që nuk mund të bëhet me këto struktura, aqsa ky trend parashikon ulje tjetër në zgjedhjet lokale.

Po më shumë akoma sjellja jodemokratike e PD-së ka ulur aderimin e anëtarëve dhe përçarjen e anëtarësisë klasike ndaj të Djathtës. Nëse këtë projeksion do ta shtronim edhe për partinë tjetër të Majtë, që funksionin njësoj, atëherë e gjithë kjo panoramë parashikon një të ardhme jo të mirë në fund të këtij mandati për PS-në, ku zgjedhjet reale për kryetarin e saj, janë gati të pamundura, aqsa edhe të pamundura janë edhe zgjedhjet në strukturat e tjera të partisë.

Tek e fundit, Partia Socialiste, ashtu si PD-ja dikur e Berishës, është e personalizuar vetëm me emrin e Ramës. Një fakt, që PD-së i solli rënien e pashmangshme dhe tashmë i duhet forcë për të mbledhur një parti historike të demokracisë e cila është drejt bjerrjes së pandalur. Anipse PS-ja e ka një shans që të përfitojë dhe ta ndihë po ta shikojë realisht demokracinë e brendshme reale dhe të krijojë e votojë struktura jo fiktive, në vend të pathosit me të cilën po menaxhon tanimë kohën paszgjedhore. (Javanews)

Next Post
10 fakte dhe sekrete që nuk i keni ditur për NASA-n

Një 9-vjeçar aplikon për punë në...NASA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Pas katër dekadash diplomaci, Erdogan: BE nuk është më prioritet për Turqinë, humbet Evropa!

August 17, 2026
FOTO/ Doli për shëtitje në pyll, por gjeti një thesar 900-vjeçar! Mbi 2150 monedha argjendi të fshehura në një qyp

FOTO/ Doli për shëtitje në pyll, por gjeti një thesar 900-vjeçar! Mbi 2150 monedha argjendi të fshehura në një qyp

August 17, 2026
Trump kërcënon Omanin: Nëse na pengon për Iranin, do e bombardojmë pa mëshirë e do ta kthejmë në hi! S’e kam me nxitim fundin e luftës

Trump kërcënon Omanin: Nëse na pengon për Iranin, do e bombardojmë pa mëshirë e do ta kthejmë në hi! S’e kam me nxitim fundin e luftës

August 17, 2026
Rruga e transportit detar Arktik Kinë-Evropë fillon operacionet e rregullta javore

Rruga e transportit detar Arktik Kinë-Evropë fillon operacionet e rregullta javore

August 17, 2026
“Nuk do ta fitojmë luftën e rraskapitjes me Ukrainën”- Banka ruse shkarkon ekonomistin e lartë që kritikoi Kremlinin

“Nuk do ta fitojmë luftën e rraskapitjes me Ukrainën”- Banka ruse shkarkon ekonomistin e lartë që kritikoi Kremlinin

August 17, 2026
Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

Kryeministër i kujt je?

August 17, 2026
“Faktet të mos përdoren në mënyrë selective”- AMA i përgjigjet PD-së për presionet ndaj operatorëve kabllorë: Vetëm 5 prej tyre s’kanë bërë ende marrëveshje!

“Faktet të mos përdoren në mënyrë selective”- AMA i përgjigjet PD-së për presionet ndaj operatorëve kabllorë: Vetëm 5 prej tyre s’kanë bërë ende marrëveshje!

August 17, 2026
“Nuk rrëzohet Rama me broçkulla”- Spaho kritika të forta PD-së: Ku është katandisur opozita, e konsumuar dhe pa ide! Në shtator sezon i ri, avaz i vjetër!

“Nuk rrëzohet Rama me broçkulla”- Spaho kritika të forta PD-së: Ku është katandisur opozita, e konsumuar dhe pa ide! Në shtator sezon i ri, avaz i vjetër!

August 17, 2026
Çmimi “Opera Omnia – për autorë të huaj” për shkrimtarin Arian Leka

“Hartë memece për të mbyturit” – teatri si hapësirë kujtese, dramaturgjia si dëshmi

August 17, 2026
Lamallari prezanton drejtorin e komanduar të Mbrojtjes nga Zjarri, ish-nëndrejtori i Policisë Tiranë merr detyrën: Parandalimi, prioriteti kryesor

Lamallari prezanton drejtorin e komanduar të Mbrojtjes nga Zjarri, ish-nëndrejtori i Policisë Tiranë merr detyrën: Parandalimi, prioriteti kryesor

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com