• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E premte “e zezë” në Kinë/ 86 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi, numri i të vdekurve tejkalon atë të SARS

by Java News
08/02/2020 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkon në 724 numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë. 86 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë territorin e Kinës gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 722 numrin e përgjithshëm të viktimave në shkallë vendi.

Sipas raportit të fundit nga komisioni kombëtar i shëndetësisë, numri i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar atë të SARS në Kinë, i cili vrau gati 650 persona në këtë territor dhe Hong Kong gjatë viteve 2002-2003.

2 mijë e 841 raste të reja me 2019-nCoV janë konfirmuar në provincën Hubei, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në më shumë se 34 mijë. 67 nga 81 pacientët që humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, ishin nga Ohan, kryeqyteti i provincës. Deri tani rreth 545 persona kanë ndërruar jetë nga virusi në të gjithë Hubein, ndërkaq, 1 mijë e 7 pacientë janë në gjendje kritike për jetën, nga 19 mijë 835 të tjerë të shtruar në spital.

Sipas raporteve të mediave të huaja, më shumë se 34.500 janë të infektuar nga virusi vdekreprurës.

Një punëtor mat temperaturën e trupit të njerëzve duke lënë një supermarket në rrethin Qingshan të Premten pas një shpërthimi të koronavirusit në Wuhan

Wuhan ka rreth 14 milion banorë, por mbetet e panjohur se sa njerëz do të karantinohen ose ku do të mbaheshin. Në foto, pacientët e infektuar nga koronavirusi janë dërguar në një spital të paracaktuar në Qendrën Ndërkombëtare të Konventës dhe Qendrës së Ekspozitës Wuhan

Ndërsa ekonomia kineze, e shtrënguar në morsën e koronavirusit, po ngadalësohet edhe më shumë. Dje prodhuesi më i madh i pajisjeve elektronikë dhe furnizuesi kryesor i Apple dhe të gjitha kompanive të tjera të mëdha ka pezulluar punën.

Prodhuesit e makinave në të gjithë botën po llogarisin humbjet pasi fabrikat në Kinë mbeten ende të mbyllura për shkak të epidemisë.

Viti 2020 duhet të ishte viti në të cilin duhet të festoheshin lidhjet midis Kinës dhe Italisë, që përkon me 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, por epidemia e koronavirusit ka zeruar çdo projekt.

g.kosovari

Next Post
Si u prit mbreti Zog në kongresin mysliman të Tiranës?

Si u prit mbreti Zog në kongresin mysliman të Tiranës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

March 19, 2026
Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

March 19, 2026
John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

March 19, 2026
GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In