E pranon ministri Klosi : Duhet të kemi njerëz më të kualifikuar

Blendi Klois

 

Në studion e emisionit ‘Kjo javë’ ministri i Turizmit Blendi Klosi komentoi edhe incidentin e fundit të shënuar në Himarë, mes një familje pushuesish si edhe pronares së hotelit.

 

Klosi vuri theksin te njerëzit e kualifikuar si edhe orientimin drejt arsimit profesional.

“2019 edhe pse ishte i jashtëzakonshëm, do mbahen mend për ‘Mihalin’, për fenomenin, atë ngjarjen dramatike që ndodhi me turistin spanjoll, që ishte në fakt një nga turistët më elitar të asaj vere, dhe ndodhi përballë asaj ngjarje që do mbahet mend.

Pra ky është turizmi, nuk mjafton të jetë i bukur bregdeti shqiptar, apo Alpet shqiptare apo kalaja e Krujës. Turizmi është në detaje, pra, nëse nuk kemi cilësi shërbimi, pastër, siguri, garancinë që paguan atë që kërkon jo atë që të mashtrojnë pra gjithë këto elementë janë detaje që e bëjnë turizmin më të mirë. Megjithatë po them edhe tjetrën që unë e kam parë vetë, kemi komunikim me kompanitë që janë serioze në Shqipëri, duhet ta themi që tani çdo gjë shkruhet në internet dhe çdo turistë para se të shkojë në një hotel apo restorant lexojnë komentet që kanë bërë të tjerët. Nëse dikush të bën komente negative, ai hotel rrënohet.

 

Çdo pushues që shkel në Shqipëri bën një koment për mënyrën se si kanë kaluar në Shqipëri. Ajo ç’ka duhet bërë shumë është që të kemi shumë më tepër njerëz të kualifikuar, të kemi shumë herë më të fortë arsimin profesional në Shqipëri.

Ne kemi bërë shumë herë thirrje që të rinjtë t’i drejtohen arsimit profesional. Të kuptojnë që është një e ardhme shërbimi në Shqipëri edhe gjithë bota në fakt po orientohet drejt shërbimit. Ndaj unë jam partizan I madh I arsimit profesional, po veç kësaj është edhe historiku i hoteleve. “ tha Klosi, ndërsa komentoi nisjen e operacionit ‘Bregdeti ynë’ tani ndërsa sezoni ka nisur.

“Nuk mund të bëhej në shtator sepse të gjitha ato objekte janë ndërtuar në muajin e verës. Duhet mbajtur non stop në ekran që nuk mund të ketë më ndërtime pa leje. Është çmenduri, kjo punë duhet të marrë fund, është jashtë logjike. Si mund të futet një shkuma parti në mes të ditës, ai tjetri ka ndërtuar hotelin aty. Nuk bëhet në shtator por këto sidomos në bregdet janë objekte që krijohen në pranverë.

Nuk është si në Durrës që janë shumë larg rërës. Këtu janë përfshirë agjentë të ndryshëm të ministrisë apo pushtetit lokal që e tolerojnë dhe shkojmë në këtë moment, ndërkohë që ai duhet të ketë frikën e shtetit. Duhet ta themi hapur, kjo ndodh se janë ndërtime që ngrihen në pranverë, ca menduan se do ndërrojë pushteti, kjo është historia. Duhet goditur fort, që të bëhet mësim e mos ndodhë më” tha Klosi.

“Ne kemi det të mirë, por kanë edhe të tjerët. Kemi alpet që si kanë vendet e rajonit. Një vend që ia siguroj kujtdo është mali i Tomorit. I bukur është Pogradeci, jugu, Velipoja Shëngjini, Durrësi të ofron fasilitetin e madh. Nëse do të impresionosh dikë mirë është t’i tregosh natyrën’, vijoi më tej Klosi. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com