• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“E pashë vajzën time duke vdekur nga uria dhe s’munda ta ndihmoja”, dëshmia tronditëse e një babai nga Gaza

by A R
23/07/2025 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maher Abu Zaher, 43 vjeç, nga Rripi i Gazës, ka ndarë një rrëfim prekës për humbjen e vajzës së tij katërvjeçare, Razan, e cila ndërroi jetë nga kequshqyerja mëngjesin e 20 korrikut. Ai thotë se ishte pranë saj në momentet e fundit, i pafuqishëm për t’i dhënë qumësht apo edhe një copë bukë.

“Pse bota nuk na sheh? Pse nuk sheh Gazën? Ndihem fajtor, e urrej veten time,” u shpreh ai në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica.

Abu Zaher kishte pesë fëmijë deri para pak ditësh. Razan ishte më e vogla. Ajo u shtrua në spital një muaj më parë, kur ishte tashmë në gjendje të rëndë fizike. Pavarësisht përpjekjeve, gjendja e saj u përkeqësua dita-ditës.

“Para luftës ishte një fëmijë i shëndetshëm, si gjithë të tjerët. Jetonim në fshatin Almoghraga, në pjesën qendrore të Gazës. Por, bombardimet izraelite nisën pikërisht atje dhe u detyruam të strehoheshim në një shkollë të UNRWA-s, në kampin e refugjatëve Nuseirat,” tregon ai. “Në një nga sulmet ajrore, Razan pësoi një krizë paniku. Dridhej nga frika, kishte dhimbje të forta. Që nga ai moment, shëndeti i saj filloi të bjerë.”

(Vajza e Maher Abu Zaher, që ndërroi jetë nga uria.)

Në fillim, ajo trajtohej në Spitalin Al Aqsa, ku merrte ushqim dhe ilaçe. Por me përkeqësimin e situatës humanitare, ndihmat u ndërprenë dhe mjetet e kujdesit shëndetësor mungonin gjithnjë e më shumë.

“Ishte e pamundur të gjeje ushqim. Bëja ç’të mundja. Ditën qëndroja me të në spital, natën kthehesha te pjesa tjetër e familjes. Kur e kthenim në shkollë, trembej nga zhurmat e bombave. Në muajt e fundit, gjithçka u rrëzua. Izraeli mbylli kalimet kufitare dhe ndihmat ndaluan. Asgjë nuk hynte më në Gaza, as ushqim e as ilaçe.”

Maher thotë se për një kohë ndihmoheshin nga organizata humanitare palestineze dhe ndërkombëtare, por me kalimin e kohës edhe ato ndihma u ndërprenë.

“Nuk kisha as qumësht, as miell, as oriz. Asgjë. As edhe një pelenë. Gruaja ime e mbështillte Razan me letër higjienike derisa dhe ajo mbaroi. Më pas përdorëm copëra të vjetra që i lanim në ujin e baltosur dhe i ripërdornim.Tre muaj ferr.”

Ai rrëfen se djali i tij 15-vjeçar kishte shkuar fshehurazi në një qendër të Fondacionit Humanitar të Gazës, por ishte kthyer pa asgjë.

“E urdhërova të mos shkonte më. Është e rrezikshme. Njerëzit vijnë ndonjëherë me ndonjë kavanoz qumështi, japin nga një lugë për fëmijët e mi. Por, nuk mjafton.”

Në javën e fundit të jetës, edhe spitali ku Razan ishte shtruar nuk kishte më asgjë për ta ushqyer.

“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë atë që ndjeva. Para luftës isha kuzhinier, Tani jam një baba që pa vajzën e tij duke vdekur nga uria para syve.”

“E urrej veten. Nuk munda ta shpëtoj”, e mbyll rrëfimin e tij Maher Abu Zaher, duke i dhënë zë tragjedisë së heshtur të mijëra familjeve në Gaza që përballen çdo ditë me mungesën e ushqimit, ilaçeve dhe ndihmës së jashtme.

Next Post
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Mbi debatin për pranimin e studentëve të huaj në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In