• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E parandjeva tragjedinë”, nëna e Denisit: Ishte student ekselent, shokët i dhanë ilaçin që i mori jetën!

by A R
05/09/2024 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot Top Story solli ekskluzivisht nga Detroit të Shteteve të Bashkuara rrëfimet e familjes, miqve dhe autoriteteve për vrasjen e studentit shqiptar, Denis Preka.

Autorja dhe drejtuesja e Top Story, Grida Duma ka udhëtuar drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sjellë ekskluzivisht për publikun shqiptar detajet e kësaj ngjarje tragjike, ku nëna e Denisit, Majlinda, tregon për ngjarjen e rëndë të humbjes së të birit dhe gjithë procesin e gjatë gjyqësor për të vënë drejtësinë në vend.

Ajo tregon se Denisi kishte shkuar te shoku i tij i ngushtë për të studiuar pasi të nesërmen kishte provim, por një shok i ka dhënë atij një medikament që i mori jetën. Ajo që e bën më tronditëse këtë ngjarje, është se shokët nuk telefonuan ambulancën kur ai u bë keq, por u tallën me të dhe tentuan më pas të fshihnin ngjarjen e rëndë,

Majlinda: Kemi ardhur në 1998, Denisi ishte dy vjeç. Denisi ishte një fëmijë…ishte gjithçka për mua, ishte forca, ishte drita e syve të mi. Ishte arsyeja pse jetoja, ikja e tij sikur..

Grida Duma: E morët veten kur fituat gjyqin dhe morët drejtësi. Ju fituat një gjyq të madh me 75 mln dollarë. Betejë që ti nuk u dorëzove nga dhimbja e jashtëzakonshme. Ishte në koleg, në një ditë të caktuar të thotë po iki të shoku për të studiuar dhe kërkon ilaçin aderol.

Majlinda: Atë ditë të premte fjeti në shtëpi dhe donte të na conte në airport. I fërkova shpinën e putha dhe i thash shihemi për ditëlindje, s’ke nevojë me na cu se ikim vetë. Fola gjithë fundjavën, të hënën tha jam tu ik te Paul. Ai ishte jo vetëm mik i Denisit, por e konsideroja djalë të dytë, shpenzonte kohë te ne. Në darkë më bëri përshtypje, nuk më tha ‘bye’, por më tha ‘I love you mom’. Ndjeva në gjë në atë moment, e parandjeva dhe në atë moment tha diçka tjetër. Thash shko flej, donte të ishte i pari i klasës. Po studioj gjysmën e natës tha dhe në mëngjes do çohem për provim. Prap më tha ‘I love you mom’. Këto ishin fjalët e fundit të tij. Të shikosh tre djemt që më kishin mbyt djalin, ishte e vështirë. Jetoj në një shtet ku ka ligh të fortë dhe duhet të fitoja me faktet.

Grida Duma: Ti e parandjeve që ishte një gjë ndryshe.  Unë e di që nuk do doja kurrë ta sillja, por do të pyes, kush ta tha?

Majlinda: Ne ishim duke u kthyer në shtëpi të festonim ditëlindjen e tij. Po shkonim në airport, kishim lënë një person që kujdesej për shtëpinë dhe e thirra në atë moment. Policia ishte te dera. Kam dëgju atë që bërtiti. Ma dha telefonin flas me policinë, më tha djali nuk jeton më. Mu duk sikur gjithë bota mu përmbys. Sikur dikush më mori qenien time. Jam ulur dhe kam thënë burrit lajmin, edhe ky nuk e besonte. I thoja të lutem më zgjo nga gjumi, më thuaj që jam në ëndërr të keqe.

Grida Duma; Do ta kalojmë këtë moment të rëndë. Në fakt ti e more vesh në atë moment, ka kërkuar një aderol. Si ka ndodhur realisht, çfarë janë këto pilula që përdorin studentët. Si vijoi drejtësia

Majlina: Sipas evidencës, kam zgjedhur dhe kam shkuar në polici dhe kam marrë evidencën. Unë e njihja djalin tim, nuk përdorte drogë, as pije. Si mund të përdorësh drogë dhe kur ndodhi kjo ngjarje, pas dy ditësh ishim në shtëpi dhe vjen një shok në shtëpi dhe tregon një video. E kishin torturuar në një mënyrë që nuk ishte njerëzore, po qeshnin, po hidhnin ujë në fytyrë. I ka kërkuar kafe dhe i ka thënë a ke aderol se dua të përqendrohem. Nuk isha e informuar fare. Ky ilaç është i përshkruar nga një mjek, por studentët e pinin për testin një natë përpara. Paul i ka thënë nuk kam aderol dhe ky ka thirr personin tjetër, i ka thënë hajde se kërkon Denisi. Nikolas ka ardhur me pilula të tjera dhe thotë merre këtë se të ndihmon të studiosh. Kjo nuk është në video por këtë e ka deklaruar Paul. Në 11:17 Denisi kërkon efektet negative të kësaj pilule. Rreth një orë pasi e ka pirë. Historia nuk ka mbaruar aty, sipas mesazheve që i çojnë njëri tjetrin, Denisi ka vdekur nga ora 2:30 e natës. Në orën 3:00 Nikolas i çon mesazh, të lutem hajde si më le në këtë. Në orën 9:11 e kane thirrur policinë, e kanë ditur që kishte vdekur.

Grida Duma: Mund ta pyes Xhejm për videot që jepnin provat mes asaj që ndodhi mes djemve dhe Denisit.

James: Unë i informova për to nga një miqtë e Denisit. Janë shumë mizore, as në filma nuk i kam parë ato pamje. Mënyra sesi e trajtonin, sa në shqetësim ishte ai dhe ata vazhdonin. Ne shohim vetëm një pjesë të vogël por ai përkeqësohej, por ata nuk njoftuan urgjencën. Sjelle psikopatike. Nuk e lajmëruan ambulancën edhe kur e panë se ai ishte keq.

/a.r

Next Post
SHBA në OSBE: Të shqetësuar nga veprimet e pakoordinuara, minojnë reputacionin e Kosovës

SHBA në OSBE: Të shqetësuar nga veprimet e pakoordinuara, minojnë reputacionin e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com