• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E pabesueshme/ Piramida e Keopsit… ka një gabim inxhinierik (FOTO)

by Java News
27/06/2016 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditët e sotme është një nga ato pak mrekulli nga e kaluara, të cilat mund të shikohen ende. Piramida është e lartë 146 metra, mbështetet në një bazë katrore, brinjët e së cilës janë rreth 230 metra. Kur u ndërtua ishte e veshur me pllaka gëlqerore, që u hoqën për të tjera vepra arti

Piramida e madhe e Keopsit u ndërtua rreth 4 mijë vjet më parë dhe është ndërtimi më imponues ndër ato që gjendet në rrafshnaltën e Gizës, në Egjipt.Piramida-e-Keopsit-4

Në ditët e sotme është një nga ato pak mrekulli nga e kaluara, të cilat mund të shikohen ende. Piramida është e lartë 146 metra, mbështetet në një bazë katrore, brinjët e së cilës janë rreth 230 metra. Kur u ndërtua ishte e veshur me pllaka gëlqerore, të cilat më pas, në rrjedhën e historisë, u hoqën dhe u përdorën për të ndërtuar monumente të tjera.

Mungesa e kësaj veshjeje i ka penguar deri më ditët e sotme, studiuesit që të arrijnë të kryejnë një matje të saktë të anëve të piramidës.

Por tani, një grup kërkuesish i “Glen Dash Foundation”, një bashkësi kërkuesish që përdor sistemet më të avancuara teknologjike për të zgjidhur disa probleme arkeologjike, publikoi një studim në “Aeragram”, që u lejoi që ta zgjidhin këtë problem, shkruan shqip.

Gabim i vogëlPiramida-e-Keopsit-3

Kërkuesit, pas matjeve të kryera, arritën në përfundimin se pjesa e krahut lindor të piramidës ishte e gjatë mes 230,295 dhe 230,373 metrave. Ndërkohë që krahu perëndimor duhet që të shtrihej nga 230,378 metra deri në 230,436 metra. Kjo do të thotë që kishte një diferencë në gjatësi në brinjët e katrorit që mund të shkonte nga 8,3 deri në 14,1 centimetra.

Kompetenca të jashtëzakonshme

“Edhe nëse ky gabim do të ishte vlera më e lartë që ne mund të kishim llogaritur, këto rezultate tregojnë se egjiptianët zotëronim kompetenca thuajse të pabesueshme për kohën kur jetonin. Madje ne në ditët e sotme, mundet vetëm që të spekulojmë se si ata mund të arrinin në të tillë precizon vetëm duke përdorur ato vegla e mjete pune që kishin në antikitet”, tha Glen Dash, inxhinieri përgjegjës për punën, shkruan shqip.

Punët vazhdojnëPiramida-e-Keopsit-5

Për të përcaktuar gjatësinë e brinjëve të piramidës së Keopsit, kërkuesit i nisin llogaritjet duke matur ato pak pllaka gëlqerore ende ekzistuese, skajet e të cilave prekin platformën në të cilën u ndërtua vetë ndërtesa madhështore. Më pas kërkuan me kujdes ekstrem shenjat që panelet e tjera mbuluese lanë në faqet e Piramidës. Në total, ata zbuluan 84 pika gjatë skajeve origjinale të Piramidës. Me këto rezultate, kërkuesit përdorën një metodë statistikore për të vizatuar vija bazike të mbulesës së piramidës e në këtë mënyrë, arritën që të nxirrnin përmasat e brinjëve të katrorit bazë të godinës. Kërkuesit do të vazhdojnë që të bëjnë hulumtime me shpresën për të bërë një rrugëtim të matur, ose të nisin nga matjet e godinave për të shkuar më pas te veglat dhe se si përdoreshin ato. Në këtë mënyrë, ata do të kenë një ide më të qartë për mënyrën se si punonin inxhinierët e ndërtimit në atë kohë./a.k
Piramida-e-Keopsit-2

Next Post

Aurela Hoxha tejet hot.... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In