• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E nisi ditën e parë të punës si drejtoreshë/ Si u emërua Greta Koçi në Ministrinë e Flamur Nokës në 2013. Kushtet që duhet të plotesonte këngëtarja dhe një merak i Bashës

by Java News
07/08/2021 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është një nga rastet klasike të përdorimit dhe njësimit të Partisë Demokratike me administratën publike kur ishte në pushtet. Ende pa u mbushur një vit nga diplomimi për shkenca politike, këngëtarja Greta Koçi nisi karrierën në administratën publike. Dhe jo duke ngjitur shkallët në bazë të konkurrimit dhe përvojës, por që ditën e parë të punës si drejtore e Drejtorisë së Marrëveshjeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikeve të Zhvillimit dhe Integrimit në Ministrinë e Brendshme. Sot sjellim për herë të parë kontratën e emërimit që mban datën 9 prill 2013, dy muaj para humbjes së PD-së në zgjedhjet parlamentare dhe më pas largimin nga pushteti.

Dokumenti është firmosur nga Isuf Çelaj, i cili në atë kohë ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Çelaj është zgjedhur deputet nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 dhe kësisoj do të jetë pjesë e Parlamentit të ri që do të konstituohet në shtator.

Ministër i Brendshëm ishte Flamur Noka, i emëruar nga Sali Berisha që në qershor 2012 në vend të Bujar Nishanit, i cili u zgjodh President. Në kontratën e firmosur për të filluar punë Greta Koçi si drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme, mungon data e lindjes së këngëtares. Ndërkaq, data e fillimit të punës është shënuar katër ditë para datës kur është firmosur kontrata.  Dokumenti i punësimit parashikon 6 kushte që duhet të plotësojë këngëtarja. Një nga kushtet është edhe të respektojë orarin e punës, ndoshta më i vështiri për t’u përmbushur nga Greta Koçi, e cila kishte shumë angazhime artistike, por edhe politike.

Përpos koncerteve dhe publikimit të këngëve, Greta Koçi ishte edhe nënkryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, e zgjedhur që në tetor të vitit 2011. Pas vrasjeve të 21 Janarit 2011, ku nisi edhe izolimi i madh ndërkombëtar, Sali Berisha tentoi të ndryshonte imazhin, duke ofruar në parti edhe këngëtare. Krahas Greta Koçit, ofroi edhe Çiljeta Xhilagën, e cila nisi të shfaqej gjithnjë e më shumë duke kënduar në mitingjet e PD-së. Pas largimit të PD-së nga pushteti dhe drejtimit të partisë nga Lulzim Basha, Koçi dhe  Xhilaga u larguan, si shumë edhe personazhe të tjerë.

Po si vijoi karriera e Greta Koçit në Ministrinë e Brendshme? Nuk ka të dhëna se si këngëtarja u larguar nga posti i drejtoreshës dhe as nëse është paraqitur ndonjë ditë në punë! Por, dihet tashmë se Partia Demokratike, menjëherë pas humbjes së pushtetit nisi të shqetësohej për fatin e njerëzve të saj në administratën publike. Në vitin 2014, PD-ja kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimet në administratë. Komisioni i u ngrit në janar të vitit 2015, por shumë shpjet u braktis nga anëtarët e PD-së.

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, botoi librin e tij me titull  “Misioni im’. Përpos të tjerave, Basha ka rrëfyer edhe tre momentet më të vështira gjatë drejtimit të Partisë Demokratike. Dhe njëri nga momentet ka të bëjë me fatin e njerëzve të PD-së që kishte katapultuar në administratë.

Basha shkruan se “I pari shënjohet nga akti i parë që bëri qeveria kundërshtare: pezullimi i Ligjit të Shërbimit Civil, çka hidhte në erë ligjin e miratuar me 84 vota në seancën e fundit të parlamentit të 2013-ës, si një kusht i BE-së për avancimin e mëtejshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë. Kjo më shokoi. E përjetova si një përgjegjësi personale që mijëra njerëz, punonjës të administratës publike, do të vuanin “persekutimin” nê kundërshtim flagrant të ligjit të aprovuar me konsensus, por të ndryshuar pabesisht. Ata po pushoheshin nga puna, atyre do t’u ndryshonte rrjedha e jetës familjare, do t’iu shkonte dëm investimi profesional që kishin bërë për realizimin e tyre në administratë dhe do të zëvendësoheshin nga militantë partiakë.

Atë natë e përjetova sikur të isha edhe unë njëra nga ato familje shqiptare që do ta pësonte atë fat. Kur disa prej të pushuarve nga puna u futën në grevë urie në krah të Kryeministrisë, situata u bë edhe më kritike. Këta njerëz ishin çuar në pikën që të sakrifikonin deri dhe jetën e tyre dhe mua më priste një opozitë e vështirë! Pas kësaj, kryeministri tha me cinizëm në parlament shprehjen e tij famëkeqe: “S’keni parë gjë akoma!”. Vërtet çdo gjë shkoi nga keq, në mos më keq, dhe ky akt i pabesë do të përbënte vetëm atentatin e parë ndaj demokracisë sonë dhe ligjësive të saj, ndaj besimit të partnerëve ndër kombëtarë”./shqiptarja.com

Dokumenti i punësimit të Greta Koçit

Dokumenti i punësimit të Greta Koçit

 

Sali Berisha dhe Greta Koçi

Sali Berisha dhe Greta Koçi

Sali Berisha dhe Greta Koçi
Next Post
Ndryshime të mëdha për shenjat e Horoskopit. Ja çfarë pritet të sjellë Hëna e plotë në Ujor

Horoskopi 7 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    komunistat e bijte e tyre e gjenin e vazhdojne ta gjene njeri tjetrin,i tille ishte rasti i gretes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

February 16, 2026

2/3 e të burgosurve janë të pafajshëm, Hoxha: Rama fajësoi Gjykatën dhe jo SPAK-un

February 16, 2026
Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

February 16, 2026

Propozimi i PS, avokati zbulon ‘prapavijën’: SPAK nuk mund t’i drejtohet më GJKKO për pezullime

February 16, 2026
Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

February 16, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

Ish-prokurori: Reforma në Drejtësi ka dështuar, 200 mijë dosje janë të mbartura

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In