• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E nisa me hashash, shkova te heroina”/ Dëshmia e të riut: Tregu i drogës po lulëzon

by Java News
17/06/2023 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përdoruesit e drogës në Shqipëri po shtohen dita-ditës, ndërsa varësia po i çon ata drejt shkatërrimit. Dëshmia e një të riu nga Korça për gazetarin Xhensil Shkëmbi, tregon realitetin e trishtë që prek të gjithë ata që futen në rrugën e gabuar.

“Përdoruesit dhe shpërndarësit e drogës në qarkun e Korçës janë rritur në masë, marrë shkas kështu edhe nga njoftimet e përditshme të drejtorisë vendore të policisë së Korçës, ku rasti i fundit ishte ai i ditës së djeshme, teksa dy të rinj u kapën në flagrancë me doza marijuane, kokainë dhe armatimesh të rënda.

Euronews Albania ka intervistuar një të ri i cili po bën përpjekje për të larguar këtë ves, dhe sot kurohet me metadon.

“Nisi nga hashashi, fillova të kuqen, të bardhën, që kjo e fundit po i shkatërron të gjithë çunat e rinj. Po vdesin shumë çuna. Para një muaji ja mori jetën një shokut tonë, vdiq, e sollën nga Greqia, pinte shumë, abuzonte me të kuqen e të bardhen. E sollën e varrosen, na iku mendja kur e pamë. “- tha ai.

Për afro një vit i riu nga Korça është përdorues i rregullt i drogës, ndërsa me të njëjtin problem më herët është përballur edhe vëllai i tij.

“Një vit e ca. Kisha vëllain konsumues droge, do me vdiste, vuri dorë Zoti dhe e la. Shkoi në buzë të varrit por e la. Me thoshte se nuk është gjë e mirë, heroina të fut në varr, lek do, do shkosh te vjedhësh që të nxjerrësh lek. Unë e nisa, e pashe një vit e ca dhe e lashë. Kisha dhimbje, lek i merrje mamasë, dhunë, do punoje vetëm për drogën, merrje të kuqen”- shtoi ai.

Edhe tregu i drogës në Korçë” ka lulëzuar “, por që ta blesh atë duhet të jesh njeri i besuar.

” E vështirë është se këtu nuk te japin, kanë frikë se je spiun, është me siklet ta gjesh por droga është hapur në gjithë Korçën e po ikin shumë çuna te rinj. Kemi gjetur karar me metadonin. ”

Ka pasur e nga ata të rinj që kanë ndërruar jetë për shkak të drogës, ndërkohë që si përfundim i riu ka një mesazh për bashkëmoshatarët e vet.

“Po ka pasur. Na kanë ikur dy shok, nga droga. Tani shpejt na iku shoku nga Greqia. Unë uroj mos e pine këtë droge, ta lënë, mos e pine, është vdekjeprurëse. Të marrin metadon, të durojnë dhimbjet e ti futen valles e të ndryshojnë”- theksoi ai.

Sipas shifrave zyrtare të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë janë rreth 110 të rinj që kurohen me metadon, ndërkohë që nuk ka një shifër të saktë të përdoruesve aktiv të drogës./m.j

Next Post
Aktori rrëfen historinë e Poliksenit/ Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën

Aktori rrëfen historinë e Poliksenit/ Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

November 11, 2026
Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

November 11, 2026
Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In