• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E ngjeu penën për njeriun e varfër”, kolegët të tronditur për humbjen e Fatos Baxhakut

by Java News
16/08/2019 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ikja parakohe e një prej pinorëve të gazetarisë dhe reportazheve, Fatos Baxhaku, ka lënë pa fjalë shumë miq e kolegë.

Tosi, siç e njohin e thërrasin të gjithë, u nda nga jeta sot në moshën 55-vjeçare pas një sëmundje të rëndë që e zbuloi vetëm 3 muaj më parë.

Ai la pas një zbrazëti të madhe në gazetarinë shqiptare por siç thonë edhe kolegët që e kanë njohur dhe kanë punuar me të nga afër, Tosi do i mungojë më së shumti njeriut të varfër për të cilin nuk u lodh asnjëherë të shkruante në reportazhet e tij unike.

Newsbomb.al ju sjell më poshtë një përmbledhje me reagimet e para të gazetarëve që sot janë tronditur nga dhimbja e madhe për humbjen e Fatos BaxhakutRezarta Delisula:

Kur me dhe lajmin me kerkove ndjese per merzitjen qe shkaktove, dhe ike pa fjale duke mos renduar askend. Drite te paste shpirti Tos!Ilir Kadia:

Tos Baxhaku!

Nuk po dua t’i jetoj këto ditë! Ditë të tmerrshme! Miqtë me vlerat më të mira njerëzore po më fshihen në qiell! Pardje Gjergji, ende pa e futur në dhe, sot Tos Baxhaku! Dy javë më parë e mësova sëmundjen e rëndë të tij! Jetoja me frikë çdo sekondë të kësaj kohe me shpresë të shtyhej  sa më shumë! Të bëhej të paktën dekadë! Tos Baxhaku gazetari që si askush në Shqipëri e ngjeu penën në pikën e lotit të dhimbjes për njeriun e varfër, për njeriun e ndershëm, për njeriun e zot! Fatos Baxhaku që të mbushte me diell pranvere kur e takoje në ditët e tua të zymta! Tos Baxhaku i urti si plak 100vjeç me fjalën melhem! Tos Baxhaku, ma gjeni o miq gazetarë mes jush një më mirë!

Oh, kjo kohë! Sa të vogël po na e bën Shqipërinë kur përcjellim miqtë tanë më të mirë!

Lati Muhedini (menaxher i Friend’s book House):

Ike o Tos Baxhaku ? po pse o njeri keshtu ? na le pa goje o shoku im. Ike, ashtu bute, si flisje.

ma le vendin bosh o mik. s’ flas dot . Lamtumire miku im.

Aldon Lipe: Lamtumire vella dhe mesues….!Enkel Demi: Iku Çadra ime e kuqe…

Beti Njuma: Baxhakun e donin të gjithë! Edhe ata që s’e njihnin! Është e rrallë në jetë të kesh në shkallën sipërore profesionalizmin, talentin dhe mirësinë! Lamtumirë profesor dhe koleg i brezit të artë të gazetarisë shqiptare.

Elvi Fundo: Baxhaku nje histori ndryshe e gazetarise dhe miqesise.

Lamtumire profesor…

Manjola Zeka: Prehu ne paqe! Te qofte i lehte dheu prof.Fatos Baxhaku! Pa fjale, humbje e rende per familjen, por dhe gazetarine shqiptare. U shua, mjeshtri i reportazheve te shkruara dhe televizive. Njeriu i lire dhe i qete, profesor i disa brezave ne gazetari. Keqardhje, po ikin me te miret.. /l.m

Next Post
Xhakarta pranë katastrofës, për 30 vite fundoset nën ujë

Xhakarta pranë katastrofës, për 30 vite fundoset nën ujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodhi me Rod Stewart? Këngëtari merr oksigjen në mes të koncertit

Çfarë ndodhi me Rod Stewart? Këngëtari merr oksigjen në mes të koncertit

June 22, 2026
Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

Rama ndan pamjet: Njerëzit e punës nxjerrin çdo ditë më të mirën nga toka shqiptare

June 22, 2026
Parkimi po bëhet luks, pse drejtuesit e mjeteve po paguajnë gjithnjë e më tepër

Parkimi po bëhet luks, pse drejtuesit e mjeteve po paguajnë gjithnjë e më tepër

June 22, 2026
Edukimi për Median dhe Informacionin po avancon në shkollat shqiptare

Edukimi për Median dhe Informacionin po avancon në shkollat shqiptare

June 22, 2026
“Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare

“Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare

June 22, 2026
Përplasje te Aeroporti i Vlorës, punonjësit e Pacollit nxjerrin nga zyrat ata të Valon Ademit

Përplasje te Aeroporti i Vlorës, punonjësit e Pacollit nxjerrin nga zyrat ata të Valon Ademit

June 22, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Gruaja që donte trenin në Sazan

June 22, 2026
Velipojë, pësuan avari në mjetin lundrues në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona

Velipojë, pësuan avari në mjetin lundrues në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona

June 22, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë përparim në bisedime, hiqen sanksione dhe lirohen asete iraniane

SHBA dhe Irani arrijnë përparim në bisedime, hiqen sanksione dhe lirohen asete iraniane

June 22, 2026
Gazetari Stafa bën kallëzim në polici: Dy persona më sulmuan në protestë

Gazetari Stafa bën kallëzim në polici: Dy persona më sulmuan në protestë

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In