• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E nesërmja, magneti im”/ Berisha – gazetares: Mos m’i kujto mëkatet, se i kam të shumta!

by A R
18/06/2025 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshe nga e kemi parë, kreu i PD, Sali Berisha, rrëfeu jetën e tij në politikë për “Flet” me Ilnisa Agollin.

Berisha foli për, pendesat, faljet, për të ardhmen dhe për mëkatet, ku për këtë të fundit tha se ka shumë të tilla.

Kalojmë tek ‘mëkatet e Doktorit’…

Berisha: Të shumta, lëri mos i numëro. Mëkatarë dhe jo mëkatarë, vdekatarë dhe jo vdekatarë, është një debat i vjetër. Kështu që unë thashë të shumta, kur përmende mëkate.

Kush është pendesa juaj më e madhe?

Berisha: E kam peng ligjin e tokës. Sepse tek ligji i tokës, unë eca kundër ndërgjegjes sime. Pse eca kundër ndërgjegjes sime? Po të na kthesh në vitet ’90, Enver Hoxha në dy gjëra ka pasur sukses të padiskutueshëm. E para, në imponimin e ateizimit, edhe sot një pjesë e shoqërisë shqiptare është ateiste nga ajo kohë. Nuk jam dakord me këtë. Besoj se besimi tek Zoti është një pasuri e madhe për njeriun. Por secili ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e tij. E dyta, tek prona. Personalisht nuk kisha kurrë ndonjë koncept tjerët përveç se prona e të zotit. Atij po të mos i jepje një copë tokë, nuk kishte se ku të jetonte. Dhe aty zbatuam parimin e Jeffersonit, parim që toka i jepet atij që e punon dhe jeton aty.

A fal Sali Berisha?

Berisha: Padiskutim. Nuk shkoj kurrë me hakmarrje. Nëse ndjek hakmarrjen, vetëm në politikë nuk duhet të jesh. Sepse hakmarrja shkon në gjëra personale dhe nëse shkon në gjëra personale në politikë, ti atëherë nuk u shërben dot qëllimeve të tua. Nuk i shërben dot atyre që duhet t’u shërbesh.

E djeshmja, e sotmja, e nesërmja…

Berisha: E nesërmja, magneti im!

Nëse nesër bëhet një libër apo një film për ju, çfarë titulli do t’i vendosnit? Çfarë emri do t’i vinit rrugëtimit tuaj?

Berisha: Cilindo titull që të donte autori. Liria e fjalës dhe e mendimit është ligji dhe zgjedhja. Në ’90, në një intervistë, jam shprehur: S’e them liri se është zgjedhja. Në fakt është koncepti i ekzistecializmit, unë lexoja me shumë dëshirë ekzistencialistët në atë kohë. Kështu që thelbi i lirisë është zgjedhja. Le të zgjedhin cilindo, janë të lirë. /TAR

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Në zgjedhjet e 2029-ës, para 2030-ës së famshme, “pilafi” nuk do të mbajë më ujë…

Comments 1

  1. Fetahe Hislla says:
    1 year ago

    Filmi dedikuar Sali Berishes, do ti shkonte sikur të titullohej “ Vuqidolasi i lindur kopil, i vdekur kriminel”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com