• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E nëse edhe vdekja nuk na tremb…!

by Ben Andoni
09/07/2020 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Vdekjet e rregullta virusale të javëve të fundit dhe intensifikimi i tyre po na bën të ndërgjegjshëm se Covid-19 nuk është më sajesë. Jo se ka pasur shumë mëdyshje, porse mënyra e përballjes sonë ende mbetet shumë e habitshme. Një masë e madhe në popull e shpërfillin hapur dhe nuk respektojnë dhe elementët më bazikë të mbrojtjes. Dhe, një kontribut jo të vogël për të gjithë këtë e kemi vetë ne, publiku, zyrtarët, Autoritetet ( tashmë të fshehura), shoqëria civile, media me shkrimet dhe deklamimet, me mendjemadhësinë si e përballim por më shumë se çdo gjë me rrëmujën. Kjo e fundit një tipar që është cilësuar thellësisht si mjet i prapambetjes nga ana e Rilindësve tanë klasikë.

Mbase kjo ishte arsyeja kryesore që pak orë më parë, mjeku Tritan Kalo ka apeluar sinqerisht ndaj këtij realiteti, duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë por më shumë nga të ashtuquajturit: gjithologë, që “e sundojnë” përdhunshëm jetën tonë publike, por më shumë nga politikanët ish-mjekë që nuk mbarojnë duke anatemuar. Nëse nuk ka një lloj solidariteti, paçka se cili është në fuqi dhe para kërcënimit të vdekjes, realisht vendi duhet konsideruar si patologjikisht i sëmurë. Dhe, sëmundjet e vendeve përcjellin sëmundje të brezave, të cilat Shqipëria i ka rreshtuar pafund në demokracinë politike. “Nëse profesionalisht apo fizikisht nuk e keni mundësinë e kontributit për zgjidhjen sa më racionale të këtij ekuacioni Sars-Cov-2/Covid-19 me shumë të panjohura, më së paku mllefet e juaja politike ose ato të mos plotësimit të karrierës suaj të dëshiruar socio-profesionale mos i zbrazni në kurrizin tonë, në kurrizin e atyre, që rrezikojnë për çdo sekondë jetën e tyre për t’u dhënë shpresë e ndihmë të sëmurëve të prekur nga kjo ‘flamë’”, u ka bërë apel mjeku Kalo gjithologëve por më shumë kolegëve të tij politikanë, që për çdo ditë derdhin mesazhe me qametin që do ndodhë dhe keqdrejtimin e për çdo-orshëm të vendit tonë.

Në fakt qytetarëve pak u bën përshtypje kjo keqësi politike dhe ethe në tentativë pushteti, qoftë ata por edhe pak më shumë këshillat “e munguara” të kryeministrit Rama, që tashmë është shkëputur nga televizioni duke na e lënë të lirë nga përballja e frikshme me vdekjen, e cila duket se po troket ngado pa u trembur. Dhe, shqiptarët realisht nuk e konsiderojnë vdekjen sepse në masë nuk e kuptojnë pushtetin e saj të frikshëm, sidomos kur shoqërohet dhe me një armik të tillë, para të cilit vetë shkenca ka ngritur duart.

“Askush nuk dëshiron të vdesë. Madje, edhe njerëzit që duan të shkojnë në parajsë nuk duan të vdesin në mënyrë të mbërrijnë atje. E megjithatë vdekja është destinacioni ynë i përbashkët i të gjithëve. Askush nuk i ka shpëtuar deri tani asaj. Dhe kjo është ashtu siç duhet të jetë, sepse Vdekja ka shumë të ngjarë të jetë shpikja më e mirë e vetme e Jetës. Është elementi i ndryshimit të jetës. Ajo e pastron të vjetrën për të bërë një rrugë të re”, shpjegonte dikur Steve Jobs, njeriu që e pati shumë të shpejtë vdekjen dhe e priste me të gjithë vëmendjen e tij cinike. Në fakt, vdekja jonë, ajo që po na vigjilon është më e frikshme, jo thjesht se nuk po bën ndryshim, porse po na sjell pas kohët kur ishim të paaftë para pandemive. E, mbi të gjitha, sepse ne të gjithë po e tallim me padijen tonë, e cila na tregon jo thjesht problematikë me qasjet tona në kohë të vështira, por edhe shumë indiferentë me jetën dhe njerëzit tanë. E nëse dhe vdekja nuk na tremb, atëherë vërtetë kemi…një problem…jo të vogël. (Javanews)

Next Post
Na duhen kriminelët e vërtetë, jo ata që i duhen politikanëve hipokritë

Paqe ka kur nuk i hidhet benzinë zjarrit politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

October 3, 2026
Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

October 3, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

October 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Cinizmi ynë i performancës

October 3, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

October 3, 2026
Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com