• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Paqe ka kur nuk i hidhet benzinë zjarrit politik

by Skënder Minxhozi
09/07/2020 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ilir Meta ka bërë një konstatim të drejtë në orët e fundit. Ka vërejtur se tek ne, përkundër Maqedonisë së Veriut, ka më shumë tension politik në ajër, megjithëse në vendin fqinj do  të ketë votime së afërmi, kurse këtu tek ne nuk jemi në stinë elektorale. “Edhe pse zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoninë e Veriut do mbahen vetëm pas pak ditësh, një atmosferë sigurie dhe demokracie mbizotëron falë pjekurisë të lidershipit politik në tërësi, por edhe funksionimit normal të institucioneve. Ndërsa fatkeqësisht te ne edhe pse nuk ka as datë zgjedhjesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet do jenë nesër. Ndërkohë që edhe pandemia është në rritje së bashku edhe me defiçitin dhe borxhin publik. Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta”, shprehet ai.

Së pari, kreu i shtetit është për t’u përgëzuar që po bie më në fund dakord me kalendarin kushtetues të zgjedhjeve. Me fjalë të tjera, duhet ta falenderojmë që s’po del të shpallë apo të anullojë ndonjë palë zgjedhje sipas dëshirës. Kush kujton vitin e shkuar, e ka fort të
qartë sesi Meta i hodhi benzinë zjarrit të tensionit politik, duke u bërë publikisht palë me protestat e dhunshme të opozitës, e madje duke i nxitur ato me fjalë dhe veprime. Disa prej të cilave haptazi antikushtetuese. Rreshtimi i presidencës, qoftë edhe verbalisht, në anën e normalitetit, është për t’u duartrokitur.

Së dyti, shqiptarët nuk kanë sesi të bëjnë sot një bilanc të diferencuar të kontributeve, fajeve e përgjegjësive të politikanëve shqiptarë, pasi ata ju janë shfaqur këto 30 vjet me të gjitha kostumet e imagjinueshme të garderobës politike. Fjala vjen, një person si Ilir Meta, që në dekadën e shkuar fliste pak, kishte një fjalor të ngushtë dhe jepte shumë pak indikacione, bënte pak batuta dhe ishte korrekt ndaj të tretëve, sot po themelon klubin e fansave të Celtikut! I njëjti person që në 2 mars premtonte të digjte parlamentin, duke u ulur në gjunjë në mes të bulevardit, sot, kur ka prerë kokën e Dvoranit dhe ka marrë kreun e KLSH, shfaqet si një president i butë, larg deklaratave inflamatore të pak javëve më parë kur shembej Teatri. Meta është një ndër protagonistët kryesorë të farsës demokratike që kemi ndërtuar këto 30 vite. Ai është, bashkë me Berishën, janë dyshja kryesore që projektoi në Shqipërinë e viteve ’90-2000, modelin e një shteti të bazuar mbi kulturën e urrejtjes politike, mungesën e bashkëpunimit, rrënimin e drejtësisë dhe politizimin e skajshëm të të gjitha institucioneve të shtetit.

Kryetari i shtetit shqiptar bën shumë mirë që habitet me qetësinë maqedone në kohë fushate, por si t’ja bëjmë që ne shtetasit që ai përfaqëson, nuk harrojmë dot fjala vjen, se ai e ka akuzuar publikisht kryeministrin e vendit, se me veprimet e tij, mbron interesat e lobit proserb në Uashington! Ose, për shembull, kur e quante partinë në pushtet, një organizatë mafioze antikushtetuese që është në grahmat e fundit!

Së treti, e kjo e tejkalon habinë e presidentit me qetësinë e fqinjëve, është një fakt i pamohueshëm që ne kemi një nevojë urgjente për të modifikuar kodin e sjelljes, komunikimit dhe bashkëjetesës politike e sociale në këtë vend. Prej kohësh që s’mbahen mend, shqiptarët janë ushqyer me tensionin politik që buron nga aulat e politikës, “banaqet” e mediave dhe fjalori flakëvënës i krerëve të vendit e partive politike. Ka ardhur momenti që një kulturë tjetër, kryekëput e ndryshme nga kjo e sotmja, të instalohet në këtë truall të helmatisur gjuha prej nepërke e politikës shqiptare.

Në këtë sens, pa asnjë grimë shpotie e sarkazme, Meta kishte dhe ka detyrën kushtetuese të përbashkimit të njerëzve, të paqëtimit të tensioneve dhe uljes në tryezë të palëve. Por për këtë duhet një parakusht fare i vogël: s’duhet të jesh vetë palë!

Next Post
Dalin fotot e takimit Meta-Thaçi në Durrës, i pranishëm edhe Behgjet Pacolli: Kaluam disa orë frymëzuese

Dalin fotot e takimit Meta-Thaçi në Durrës, i pranishëm edhe Behgjet Pacolli: Kaluam disa orë frymëzuese

Comments 1

  1. leka says:
    6 years ago

    Kjo klase politike ,pridukt 30 vjecar eshte fatkeqesi kombetare per prosperitetit te vendit zoti Minxhozi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com