• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E mora vesh mbledhjen nga televizori i burgut”, Veliaj: Efiçienca e padrejtësisë ishte mbresëlënëse nga këshilli! Do i shikoja në sy dhe…

by Os De
31/10/2025 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erion Veliaj ka folur në Gjykatën Kushtetuese pas pyetjes së gjyqtares së Kushtetueses, se përse do të donte të ishte në Këshillin Bashkiak. 

“E nderuar gjyqtare, Në 10 vite si kryebashkiak ka dy mënyra si thirret këshilli: e thërret kryetari i bashkisë dhe kur e thërret vetë këshilli. Këshilli duhet të ftojë kryetarin. Kur gjykohet kryetari i bashkisë, duhet ta ftojë. Të shohë nga TV i burgut që mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës. Ju korrigjoj, sepse nuk kam marrë asnjë përgjigje nga Këshilli Bashkiak. Ky është fshati që duket. M’u mohua njoftimi, ftesa. A do të kisha fuqi të ndërroja vendimin e tyre? Mendoj se fjala ka peshë. Fyerja më bë nga njerëzit e mi. Efikasiteti që shkoi nga padrejtësia në padrejtësi. Do t’u kujtoja se nesër mund të jenë ata viktimë.”-tha Veliaj. 

Në vijim të seancës në Gjykatën Kushtetuese, ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vijoi mbrojtjen e tij me tone ironike, por edhe emocionale, duke e cilësuar procesin e shkarkimit si një akt të padrejtë, të kryer pa respektuar procedurat ligjore dhe pa i dhënë mundësinë të paraqiste qëndrimin e tij përpara Këshillit Bashkiak të Tiranës. 

“Zonja gjykatëse, ju falënderoj për pyetjen. Në 10 vite si kryebashkiak, ka dy mënyra si flitet në këshill: ose kur thërret kryetari, ose kur ka vendime të rëndësishme. Ka edhe një rast të tretë, kur e thërret vetë këshilli por edhe atëherë duhet të thërrasë kryetarin. Unë nuk mora asnjë ftesë nga këshilli, por një njoftim nga sekretari, që nuk është anëtar i zgjedhur i tij,” tha Veliaj. 

Sipas tij, njoftimi për mbledhjen e këshillit nuk iu bë në mënyrë ligjore, duke e përjashtuar në mënyrë të qëllimshme nga procesi që çoi në shkarkimin e tij. 

“Kur gjykohet një kryetar bashkie, duhet të ketë një vendim formal të këshillit për ta ftuar atë. Sekretari nuk ka këtë kompetencë. Në fakt, unë e kam parë mbledhjen e këshillit nga televizori i burgut. Dhe po ju them sinqerisht pashë një efikasitet mbresëlënës: tetë vendime administrative brenda tetë orëve pune. Një shpejtësi që s’e kam parë asnjëherë kur kam kërkuar ndihma për qytetarët,” ironizoi ai. 

“Më është mohuar njoftimi, ftesa dhe e drejta për të qenë aty. A do të kisha ndryshuar mendimin e tyre? Nuk e di, por besoj se fjalët kanë peshë. Ju sot po bëni diferencën, sepse po dëgjoni palët,” theksoi ai. 

Ish-kryebashkiaku tha se ndjehej i lënduar jo vetëm nga vendimi, por nga fakti se ai erdhi nga njerëz me të cilët kishte punuar për vite. 

“Fyerja më e madhe e jetës sime është që më tradhtuan ata që më njihnin. Tirana ka qenë një kantier i madh pune për 10 vite. E vetmja ‘eficiencë’ që pashë tani ishte ajo e padrejtësisë. Nuk e di vendimin nëse do t’i shikoja në sy, por po ta bëja, do t’u kujtoja se nesër mund të ishin edhe ata viktima si unë,” përfundoi Veliaj. 

 

 

 

Next Post
Kërkesa për shkarkimin e presidentit në Komisionin e Ligjeve, PD radhit 7 shkeljet ligjore Begajt 

Rrëzohet kërkesa e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj, 5 vota por dhe 9 kundër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, Manja: Do të ketë gjoba deri në 10 mln euro

Manja nga Kuvendi: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale nuk synojnë imunitet të ri, por balancim të pushteteve

February 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Tre mesazhe dhe një akt i McAllister

February 19, 2026
Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

“Rrini si pula para të huajve”, Berisha-mazhorancës: Rama po ju përdor si lolo

February 19, 2026
I përfshirë në skandalet e Epstein-it, arrestohet ish-princi Andrew në Britani

I përfshirë në skandalet e Epstein-it, arrestohet ish-princi Andrew në Britani

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

Braçe paralajmëron padi penale ndaj Tatimeve: Tejkaluan çdo afat!

February 19, 2026
KUVENDI LIVE! PD kërkon debat për programin e qeverisë, Balla: Ne ecim vetëm përpara!

Balla: GJKKO ndërhyri në kompetencat e Ramës! Vijojmë nismën tonë për ndarjen e pushteteve

February 19, 2026
VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

February 19, 2026
PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

February 19, 2026
“Ti ke fjetur me Lulin”, Balla përplaset me Bardhin te ‘Ligjet’, deputeti i PD: Mos u merr me mua se…

Balla zbulon për PD: Mbani telefonët ndezur! Në orën 16:00 Rama takohet me Trump

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In