• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

E megjithatë, kemi dy mijë vende të lira pune për të rinjtë

by Java News
29/07/2015 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervistë me Këshilltarin për Politikat Rinore pranë MMSR, z. Leart Kola. leartiÇfarë problematikash kanë të rinjtë sot dhe sa keq është vepruar me modelet e kaluara. Edhe pse ka kërkesa të mëdha për punë, ai pretendon se në zyrat e punës janë qindra vende të lira, që nuk mund të zihen prej mungesës së kualifikimit…

Nga Flogert Muça

Plani i ri i përcakton detyrim buxheti jo vetëm ministrisë që ka në përbërjen organike rininë, por të gjithë ministrive. Kjo ben që për rininë për herë të parë të ketë një linjë buxhetore ndërministrore, i cili do duhet të jetë në rritje çdo vit, gjithashtu kjo ka qenë dhe një kërkesë e gjithmonshme e donatorëve të huaj, pra për pasojë dhe donacionet për Rininë do të rriten si pasojë e këtij aksioni.

Premtimet e për rininë nga qeveria “Rama” kanë qenë ambicioze për mundësitë që do ju ofroheshin dhe hapsirat që do jo riktheheshin të rinjve. Jemi 2 vjet nga premtimet në qeverisje, sipas jush a ka bërë mjaftueshëm për rininë dhe a jeni në rrugën e duhurr për përmbushjen e premtimeve?

Së pari, dua të them që fjala mjaftueshëm nuk duhet të ekzistojë në një shoqëri demokratike. Besoj që demokracia është proces dhe si e tillë nuk “mjafton” kurrë. Megjithatë mendoj se së pari nga qeveria Rama, është ndryshuar jo vetëm në aspektin fizik të fjalës (rritje buxheti, kapaciteteve njerëzore etj) raporti mes Qeverisë dhe të rinjve, por mbi të gjitha është ndërtuar një urë më e sinqertë komunikimi. Me këtë dua të them, se Qeveria nuk i ka bishtnuar problemeve të rinisë duke u fshehur në togfjalësha parazit si “rinia është e ardhmja” etj, por ka preferuar të përballet në mënyrë të sinqertë me të gjithë problemet e rinisë. Unë mendoj se përveç se ky është drejtimi i duhur për të mbërritur në zgjidhjen e problemeve, nga ana tjetër e shoh dhe si të vetmen rrugë.

Rinia ka qenë përherë “dhe Rinisë” në emërtimet e ministrive por edhe në vëmendjen e kushtuar nga qeveritë këto 25 vjet. Nisur nga kjo, cilat ishin ndryshimet ose lëvizjet e para që ju bëtë pas ardhjes në pushtet dhe dhe çfarë rezultatesh konkrete keni?

Ne e gjetëm sektorin e Rinisë, që para ardhjes së Qeverise Rama, ishte nën Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me nje staf prej 5 personash që ishin përgjegjës për të ndërtuar politika për të rinjtë në të gjithë Shqipërinë. Kjo tregon në mënyrë të qartë një diskordancë të fjalëve me kapacitetet. Dy ndërhyrjet e para që bëmë me të mbërritur, ishte së pari të kërkonim një rritje të buxhetit për Rininë, që në vitin e parë u shtua me 5%, e vitin tjetër u katërfishua. Pra nga 100 milionë lekë të vjetra shkoi në 400 milionë.Kjo për të treguar gjithashtu që donim t’i vishnim fjalëve vepra konkrete. Përveç rritjes së buxhetit, ne ndërtuam edhe Shërbimin Kombëtar të Rinisë, i cili do shtrinte përfaqësues të rinisë në të 12 Qendër Qarqet e Shqipërisë. Në këtë mënyrë, jo vetëm decentralizuam vendimarrjen për rininë duke e shpërndarë në të gjithë Shqipërinë e duke hequr monopolin e Tiranës, por dhe duke dhjetëfishuar në burime njerëzore sektorin e Rinisë nga ajo çfarë gjetëm, në vetëm 18 Muaj, e kësisoj duke i dhënë këtij sektori të njëjtën peshë siç kishte në Ministri, sektori i punësimit apo dhe ai i Arsimit e Formimit Profesional. Këto dy ndërhyrje të para për të cilat mbështetja që patëm nga Kryeministri ishte jetike, jo vetëm në sasinë e vendimeve që duhet të ndërmerreshin nga Këshilli i Ministrave, por mbi të gjitha për faktin se sektori i Rinisë në Qeveri, ishte e vetmja pjesë në administratë që pësoi rritje ndërsa të gjithë sektorët pësuan shkurtim të personelit, e në fakt kjo tregon dhe atë që thashe me sipër, ndryshim në komunikim dhe sinqeritet. Ne vendosëm të mbushim frazat me aksion e të riaktualizonim forcën e pjesmarrjes së Rinisë në Administratë. Këto ndërhyrje na mundësuan në që të hapnim rrugën për projekte madhore, siç është rimarrja e hapësirave publike që i ishin dhënë privatit per interes të Rinise, Internshipin ne Adniminstratë, e mbi të gjitha planin e veprimit kombëtar për Rininë që u miratua vetëm pak muaj më parë.

Cilat janë mundësitë reale që i ofrohen rinisë shqiptare sot? Ju jeni të majtë dhe ish-ministri Veliaj, por edhe kryeministri Rama e ministri Klosi e theksojnë këtë fakt. Nisur nga ideologjia që përfaqësoni, çfarë politikash të majta po ndiqen për Rininë?

Së pari, dua të shpreh një mendim që e kam thënë kudo që kam pasur mundësi. Forma ekonomike e aplikuar në Shqipëri, duke e bazuar gjithçka tek shërbimet e kombinuar kjo me një liberalizim i tipit fajdesh për diplomat universitare ka shkaktuar këtë situatë ku një përqindje e madhe e të rinjëve është e papunë. Kjo formë e djathtë e shtet ndertimit ku gjithçka i lihej “dorës së fshehtë të tregut” solli në mënyrë të dukshme rritjen e varfërise dhe papunësisë kryesisht tek te rinjtë. Mendoj se ndërhyrjet e bëra në Arsim, me mbylljen e universiteteve piramidë dhe investimi i madh që Qeveria ka në mbeshtetjen e ekonomisë prodhuese jane dy aktet e parë që po lëvizim në drejtimin e duhur. Në një farë mënyre ndërhyrjet e kësaj natyre nuk i përkasin vetëm një ministrie, por i përkasin Këshillit të Ministrave, megjithate ajo ç’ka kemi kuptuar nga studimet, është se problemi nuk është që Rinia është e papunë, problemi është se rinia është jashtë zhinxhirit ekonimok për faktin se nuk kanë aftësu të ndërlidhen me kërkesat e punës sot.
Kësisoj, është forcuar sektori i arsimit profesional, mendoni, ne kemi një përqindje kaq të lartë të të papunëve dhe kemi në zyrat e punës së Tiranës me shumë se 2 mijë vende pune të lira. Kjo tregon se sa keq është vepruar me këtë “lirinë e tregut”, ndaj duhet orientim, për rininë, e ndihmesë nëpërmjet internshipeve të ndryshëm që këta të fundit duke marrë eksperiencë të integrohen në tregun e punës. Jetojmë në një botë kaq dinamike, sa 10 punët me të kërkuara sot nuk kanë ekzistuar në 2004-ën. Pra, na duhet ashtu siç jemi duke bërë një prezencë më e madhe e shtetit dhe një orientim i tregut besoj kjo është diferenca ideologjike mes të majtës e te djathtës.

Sa është parashikuar fondi për rininë dhe si procedohet me këto para? Pra, sa e ndihmojnë realisht rininë?

Fondi për rininë është katërfishuar siç e thashë dhe më sipër, por pjesa më e rëndësishme e forcimit të financimit për Rininë, është miratimi i Planit Kombëtar për Rininë. Ne na është kërkuar që në fillim nga Ministri Veliaj, që të kemi një plan jo si Strategjitë e mëparshme, që i ngjasonin më shumë poezive se Strategjive. Pra një dokument konkret, me afate kohore me buxhete, pra një dokument referencial. Qeveritë e mëparshme e kanë ditur këtë rrugë, por kryesisht kanë zgjedhur atë më të lehtën e pa përgjegjësi, ndërsa ky dokument e vesh Qeverinë aktuale me shumë përgjegjësi, se tashmë premtimet i kanë të shkruara te zezën mbi të bardhë. Plani i ri i përcakton detyrim buxheti jo vetëm ministrisë që ka në përbërjen organike rininë, por të gjithë ministrive. Kjo ben që për rininë për herë të parë të ketë një linjë buxhetore ndërministrore, i cili do duhet të jetë në rritje çdo vit, gjithashtu kjo ka qenë dhe një kërkesë e gjithmonshme e donatorëve të huaj, pra për pasoje dhe donacionet për Rininë do të rriten si pasojë e këtij aksioni. Ne jemi shumë optimist, se këto para duke qenë të koordinuara dhe jo akte spontane do japin shumë shpejt një efekt tek përmirësimi i situatës se rinisë në vend. Për këdo që do të ketë më shumë informacionin mbi këtë plan, mund ta gjej në faqen zyrtare te MMSR.

Kemi parë që ish-ministri Veliaj ka reklamuar fort Qendrat Rinore dhe madje ka pasur dhe një përplasje me INUV në Tiranë mesa mbaj mend mbi qendrën që po ndërtohej aty. Sa produktive janë këto qendra dhe sa të tilla ka në të gjithë Shqipërinë?

Problemi më i madh e na ka dalë nga konsultimet që kemi pasur në të gjithë Shqipërinë me të rinjtë, ka qenë mungesa e hapësirave. Ndërkohë na rezultojnë se një pjesë e madhe e hapësirave publike, janë dhënë me kontrata qesharake për interes të individëve që e shfrytëzojnë për biznese private. Në Tiranë, një tallava në mes të qytetit u transformua në qendër rinore, në Vlorë dhe në Korçë në shtator fillojnë punimet për të ndryshuar destinacionet e kafeve që kanë qenë të hapura përkatësisht tek Pallati Kulturës dhe tek Shtëpia e Oficerëve. Ne këtë “betejë” do ta shtrijmë në fillim në të 12 qendër qarqet ku ne shumicën e tyre janë identifikuar hapësirat dhe do fillojë kalimi i dokumentacionit, e më pas do shtrihemi në të gjithë qytetet e Shqipërisë. Konflikti me bashkinë e menaxhuar aso kohe nga PD-ja, është ndarja më e mirë e përshkruar konkretisht e jo metaforikisht me të djathtën, sidoqoftë është e pakuptimtë të analizosh vendimet apo aksionet politike të PD-së, veçse për ndokënd që i interesojnë tregimet e absurdit. Ne nga ana tjetër s’kemi kohë, kemi shumë vende për të transformuar. Me rimarrjen e Bashkisë së Tiranës, këto qendra do shtohen në kryeqytet, kjo është e sigurt. Përveç se një çlirim territorial, ky është mbi të gjitha një çlirim politik, i cili tregon se Rinia ka ndaluar së qëni e ardhmja dhe ka vendosur të jetë e tashmja

.

Next Post

FOTOT/ Olivia Culpo tërësisht nudo, rrjetet sociale në "flakë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In