• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E megjithatë, impakti i Shqipërisë në Rajon, mbetet i vogël

by Ben Andoni
28/11/2017 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Mbledhja e katërt në Shqipëri, që u bë orët e fundit mes qeverive të Tiranës dhe Prishtinës, zgjidhi disi “enigmën” e dështimit të takimit, që ishte planifikuar të bëhej në Prill. Atëkohë, të dy qeveritë u munduan të fshihnin dështimin, por orët më pas qartësuan gjithçka: të dy qeveritë nuk kishin se çfarë të kumtonin si arritje, ndaj e ndaluan show qeveritar. Pak javë më pas, Kosova u fut në një proces zgjedhor të stërgjatë, në fillim të përgjithshëm e pastaj lokal deri orët e fundit, që e hoqi krejt vëmendjen nga përditmëria e marrëdhënieve me Shqipërinë.

Ato u ringjallën edhe njëherë para fundit të vitit, për të shtensionuar situatën e lodhshme në Kosovë, por edhe për t’i dhënë frymë qeverisë Rama, që sot është nën një sulm shumë të madh nga të gjitha anët për kriminalizimin e gjerë të vendit.

Që në mbledhjen e parë të përbashkët në Prizren është nënshkruar partneriteti strategjik Shqipëri-Kosovë, pasuar me atë të marsit të vitit 2015 në Tiranë dhe të qershorit të vitit 2016 në Prishtinë. Në një vlerësim të përgjithshëm, ku primare s’janë strategjitë, kalendarët dhe aktivitetet duhet thënë se impakti i Shqipërisë në Rajon, mëton të jetë i madh, por ai është tejet larg realitetit që po jetojmë. Duket se prekjen më të madhe deri më tani e ka pasur deri diku media. Por, që nga viti 2016 zyrat rajonale të TCh që ishin në Prishtinë e Shkup u mbyllën dhe lajmet që ishin të përditshme tashmë se kanë më atë frekuencë. Funksionon Klan Kosova, por jo shumë aktiv sa i përket përditmërisë së rajonit.

Nëse do të futesh në elementë teknikë do të gjesh shumë syresh, që e tregojnë vërtetë sesa jashtë janë premtimet e politikanëve ndaj impaktit të Shqipërisë në Kosovë e më tej në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Porti i Shëngjinit, që do të ishte sipas premtimit Porti i Kosovës, nuk arriti të bëhej asnjëherë i saj. “Rruga e Kombit”, që përfundonte në Durrës dhe u bekua me këtë togfjalësh patetik, sot e kësaj dite është funksionale deri në Milot. Barrierat tregtare që i krijojnë njëra-tjetrës të dy vendet, megjithë dokumentet e rregullta, mbeten dhe përsëriten kohë e pa kohë. Menaxhimi i portalit albanologjik, që i takonte Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, e që realisht përfaqësues të kësaj të fundit nuk e dinin fare para pak kohësh, se kur kish ndaluar së funksionuari portali albanologjik, nuk bëhet sot e kësaj dite…

Me pak fjalë, jashtë retorikave, por në vazhdë të dokumenteve që firmosen dhe ne i vlerësojmë, ka ardhur koha, që institucionet të krijojnë mekanizmat e duhura t’u japin jetë marrëveshjeve bashkë me instrumentet e duhura të monitorimit. Me çfarë kuptohet nuk ka buxhete të përcaktuara, sa i përket bashkëpunimeve në kulturë, art, media dhe sport dhe kjo vazhdon edhe me sektorët e tjera, ndaj kjo i bën marrëveshjet që të jenë shumë burokratike dhe korteziale. Sikur të arrihej të gjendej bashkëpunimi real në të gjitha fushat do të krijohej edhe sheshimi i parë i problematikave të shqiptarëve në rajon, që do të kishte impakt pozitiv jo vetëm në marrëdhëniet e përgjithshme Shqipëri-Kosovë, por edhe me Maqedoninë e Malin e Zi dhe më larg në Luginën e Preshevës.

Në terren ky imazh i mrekullueshëm kuqezi, për të cilin qeveritë respektive, e kanë bërë shumë më mirë se paraardhëset, nuk ka të paktën deri më tani ndonjë efekt konkret, qoftë në vendet respektive, por edhe në lehtësimin e përbashkët të jetesës së qytetarëve shqiptarë.

Kjo të bën të besosh se takimet dhe nënshkrimi i dokumenteve nuk e tregon ende nivelin e marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën, Maqedoninë e më gjerë. Vërtetë ka shumë syresh, por impakti mbetet shumë i pakët dhe mbi të gjitha ka një mal me detyra të lëna përgjysmë mes dikasteresh. Ky perceptim sot është gjerësisht i shpërndarë në trojet shqiptare të rajonit dhe kjo është provuar në të gjitha Vox pop që ka bërë media, shtuar edhe me prononcimet e shumta të shumë personazheve të hapësirave ku jetojnë shqiptarët.

Po cili e krijon vallë diferencën e perceptimeve në ditët tona? “Mosnjohja e njani-tjetrit. Ende, ma shume se nji çerek shekulli prejse u shemb komunizmi n’Shqipni, relacionet  Tiranë-Prishtinë janë të mbushuna me stereotipe, keqkuptime, keqinterpretime, dhe interesa te kundërta”, shprehet publicisti kosovar Migjen Kelmendi. Të jetë e vërtetë?! Të paktën, realiteti që jetojmë, shkon shumë afër me këtë prononcim. (Javanews)

Next Post
105-vjetorin e Pavarësisë, urimet e veçanta të futbollistëve të Kombëtares

Pavarësia, urimi më i veçantë vjen nga Bayern Munchen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Merr flakë biznesi pranë Liqenit të Viroit

Gjirokastër/ Merr flakë biznesi pranë Liqenit të Viroit

August 19, 2026
Alarm në Europë! Financial Times: Irani po shqyrton goditjen e bazave amerikane në Bullgari e Qipro

Alarm në Europë! Financial Times: Irani po shqyrton goditjen e bazave amerikane në Bullgari e Qipro

August 19, 2026
FOTO/ Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

FOTO/ Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

August 19, 2026
Melania e pakënaqur nga afërsia e Trump me Natalie Harp? Shpërthejnë spekulimet për marrëdhënien e presidentit me ndihmësen 35-vjeçare

Melania e pakënaqur nga afërsia e Trump me Natalie Harp? Shpërthejnë spekulimet për marrëdhënien e presidentit me ndihmësen 35-vjeçare

August 19, 2026
I shpallur në kërkim nga Kosova për drogë, 32-vjeçari kapet me identitet të rremë në Rinas

I shpallur në kërkim nga Kosova për drogë, 32-vjeçari kapet me identitet të rremë në Rinas

August 19, 2026
Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 19, 2026
Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

August 19, 2026
“25 vatra zjarri, 4 mbeten aktive”, MM: Të angazhuar 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor

“25 vatra zjarri, 4 mbeten aktive”, MM: Të angazhuar 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor

August 19, 2026
Irani mohon sulmin me raketa ndaj Emirateve: Teherani nuk ka lidhje me kërcënimin

Irani mohon sulmin me raketa ndaj Emirateve: Teherani nuk ka lidhje me kërcënimin

August 19, 2026
Humbi ndjenjat për herë të dytë në fushë, Jamal Musiala shpjegon çfarë po i ndodh

Humbi ndjenjat për herë të dytë në fushë, Jamal Musiala shpjegon çfarë po i ndodh

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com