• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E megjithatë gota është gjysëm e mbushur

by Lorenc Vangjeli
03/05/2016 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Plot 17 vjet më parë Kosova jetonte ditët e saj më të zeza. Serbët kishin shpërthyer luftën dhe genocidi njerëzor kishte mbërritur në kulm. Lufta kishte shfaqur fytyrën e saj tragjike kudo. Optimistët ishin shumë pak. Mes tyre ushtarakët e lartë të NATO-s që udhëhiqnin bombardimet mbi Serbi, një grusht udhëheqësish perëndimorë, mes të cilëve spikasnin padyshim amerikanët dhe britanikët. Shqiptarët, kudo që ata gjendeshin, në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni e gjetkë, ndërkohë që përballeshin me valët e pashembullta e dramatike të refugjatëve të luftës dhe tmerreve njerëzore, do të ishin tërësisht të shfajësuar nëse ndjeheshin pesimistë. Për ditën që jetonin dhe për të nesërmen që prisnin dhe të panjohurën që i priste. Pranvera e çmendur e 99-ës i kishte të gjithë elementët që do ta bënin cilindo optimist të dukej si rosaku i shëmtuar i Andersenit. Kujtimi për normalitetin ishte thjesht anormal.

Plot 17 vjet më pas Kosova është Republikë dhe një shtet i ri në hartën evropiane prej gati dhjetë vjetësh. Me një demokraci ende të brishtë dhe hibride. Me tension social dhe politik të hershëm tashmë, por me zgjedhje që mbahen rregullisht. Dhe duke nisur nga e marta e mbarë dhe e parë e këtij maji, është dhe në UEFA. Një lajm politik me fanelë sportive. Një cak i paimagjinueshëm në dinamikën e lëvizjes dhe faktorizimit të shqiptarëve në cilindo shtet të rajonit dhe ne vetë rajonin e trazuar të Ballkanit.

Në harkun e 17 viteve në Prishtinë, por dhe kudo që jetojnë shqiptarë kanë ndodhur të gjitha. Eshtë shpresuar shumë dhe janë zhgënjyer shumë. Ka pasur korrupsion, shtet të zënë për fyti nga krimi apo interesa kriminale, shtetas që ikin nga sytë këmbët drejt Perëndimit, politikë zhgënjyese që flet shqip e kështu me rradhë. Njëlloj sikur shqiptarët të jenë të mallkuar në mungesën e aftësisë së tyre për t’u vetëqeverisur ndershëm e drejt dhe për të ndërtuar demokraci funksionale. Pesimistët mund të furnizohen çdo ditë me shembuj dështimesh dhe optimistët të ngjajnë të rrallë si pinguinë shkretëtire në këtë skaj të Ballkanit.

Në fakt është ndryshe. Individë apo dhe qeverisje mund të pengojnë progresin në rastin më të keq ose nuk mund ta nxisin atë, në rastin më të mirë të një qeverisjeje të keqe, kudo qoftë ajo. Por në thelb dhe në plan afatgjatë, kjo ka pak rëndësi. Në të gjitha rrethanat çfarë bie si shi, herët a vonë do të përfundojë në det. Dhe fati i shqiptarëve ky është. Sado i shkumëzuar dhe i trazuar të duket, do të qetësohet dhe do të hyjë në rrjedha normale. Mirë a keq si në demokracitë perëndimore. Pavarësisht kohës së humbur, fateve të deformuara dhe të dëmtuara njerëzore, fati i bastit dihet. Popujt janë të përhershëm dhe jetojnë shumë më gjatë se qeverisjet e tyre. Kosova sapo e dha këtë shembull. Bastin, herët a vonë, e fitojnë gjithmonë optimistët. Sepse gota është gjysëm plot.

Next Post

Këta janë njerëzit me koefiçentin më të lartë të inteligjencës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit! Policia zbardh detajet, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit! Policia zbardh detajet, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In