• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

E megjithatë, Blushi ja vlen të dëgjohet!

by Java News
19/07/2015 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Mund të bëhen analiza pa fund dhe ‘dihet’ se të gjitha të çojnë në përfundimin se Blushi nuk ia doli dot, që të fuste një standart në PS, atë të zgjedhjeve normale në parti, përveç kritikave të arsyeshme që bëri gjatë të gjithë kohës për shkëputjen dhe thellimin e hendekut të madh të partisë së tij me bazën. Por, është mirë që po dëgjojmë një zë ndryshe në korin e partisë në fuqi, që tashmë është kthyer më shumë në një trup propagandistik.

Edhe për një gjë ia ka vlejtuar më shumë se çdo gjë rezistenca e Blushit, pasi e ka shkundur disi kryeministrin, edhe pse këtij të fundit as i bën përshtypje, duke i treguar se: Shqipëria e vitit 2015 nuk është në lulëzim dhe vendi, s’mund të jetë shembull ballkanik, siç po mësohen të na e paraqesin shpesh vartësit e tij.

Papunësia e rritur, varfëria, padrejtësia e administratës, emigracioni që po merr përmasa të frikshme dhe krimi e kanë shtrënguar aq fort vendin, saqë Blushi ia vlen të dëgjohet qoftë edhe duke tundur thjesht kokën.

Por në ditët e fundit, asnjë nga njerëzit e PS-së nuk e përkrahu ngaqë me sa duket është më mirë të jesh me Ramën, që është i plotfuqishëm sesa me Blushin, që shkruan vetëm libra dhe flet. Kjo i tregoi dhe njëherë elektoratit të majtë sesa larg janë tashmë të zgjedhurit e vet, kur ngjiten në pushtet.

Një përvojë e tillë e kemi të trashëguar edhe nga PD-ja, jo shumë larg në kohë, kur fliste vetëm Berisha dhe të tjerët mbanin shënime ose dëgjonin pafolur duke aprovuar dhe dihet sesi kjo parti është katandisur sot, në nivelet më të turpshme të pas viteve ’90.

Ndaj, qoftë edhe për këtë kujtesë të fundit, ia vlen të dëgjohet Blushi, që e ngre zërin edhe pse është i vetëm në një formacion, që tashmë është krejt i diktuar nga forca dhe logjika e Ramës.

Next Post

Deputeti: Të blejmë një ishull grek që t'i japim Zvicrës dalje në det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In