• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E martova 15 vjeç, por nuk e mendova se…”, mamaja e Sarës rrëfen si i ndryshoi jeta të bijës

by A R
19/01/2020 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë e vështirë të Sarës. Ka qenë mamaja e saj, e cila ka rrëfyer në studio problemet me të cilat është përballur vajza e saj.

Të jesh prind nuk do të thotë që je i pagabueshëm dhe diçka të tillë e pranon edhe Shqipja, e cila rrëfen se kur vajza ishte vetëm 15 vjeç, ajo e martoi.

Problemet do të nisnin menjëherë pas lindjes së djalit sepse ai pas 4 muajsh u diagnostikua me epilepsi. Ishte e rëndë për Sarën, e cila u përpoq me bashkëshortin që vogëlushi të kurohej, madje shkuan edhe në Gjermani. Por sipas Shqipes, dhëndri i saj hoqi dorë shpejt sepse nuk pranoi më të qëndronte në Gjermani, kjo sepse e nxisnin edhe prindërit e tij.

Ardit Gjebrea: Ti vjen nga?

Shqipja: Fushë Kruja!

Ardit Gjebrea: Motivi pse ke ardhur këtu është Sara?

Shqipja: Po!

Ardit Gjebrea: Më trego pak të lutem!

Shqipja: Sara një fëmijë shumë i shkathët, një vajzë shumë e qeshur, por unë që 15 vjet e fejova dhe e martova, shumë të re. Sebep që u martua ishte komshiu. I martuam në fillim. martesa shkoi mirë. Mbas një viti që ajo lindi djalin, filluan problemet.

Ardit Gjebrea: Çfarë problemesh?

Shqipja: Djali lindi i sëmurë. Tani lindi sëmurë apo u sëmur më mbrapa, këtë vetëm Zoti e di, ne nuk e dimë Ardit. U bë fëmija 4 muajsh, e sollën, e vizituan ja bënë të gjitha dhe ai doli i sëmurë me epilepsi. Mbas dy vjetësh, Sara mori rrugën me të shoqin në Gjermani, që të shëronte djalin atje. Djali u bë më mirë në Gjermani. Por 8 muaj zgjati në Gjermani.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Shqipja: U kthye bashkëshorti, s’donte të rrinte, donte të vinte tek pleqtë. Filluan grindjet, thyerjet, gjithçka.

Ardit Gjebrea: O Shqipe pse nuk i thonit Sarës diskuto me bashkëshortin, fol me të. Sepse vërtet janë prindërit, por edhe fëmija është drita e syve. Kështu që në ato momente mund të ishte bërë një sakrificë, të qëndronte në Gjermani, derisa të shërohej djali dhe pastaj të ktheheshin?

Shqipja: Ai Ardit nuk dëgjoi të rrinte në Gjermani, dëgjoi të ëmën, donte të vinte në Shqipëri dhe erdhi në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: A kishte ndonjë moment që Sara tha nuk dua të jetoj më aty?

Shqipja: Një ditë Tetori ka qenë, Sara mori djalin dhe erdhën në shtëpi. Mami tha nuk mundem të rri, s’mundem ta shtyj më me ata njerëz. Kur s’janë të aftë për fëmijën e tyre, për vajzën time ata s’donin t’ia dinin fare. E mbajta një muaj. Sollën njerëz, u lutën, thanë do kthejmë, do bëjmë çmos që djali të vazhdojë fizioterapinë, se për atë ka më shumë nevojë djali. Por nuk ndodhi kurrë ajo ditë. E ktheva unë gocën.

Ardit Gjebrea: Po Sara donte apo i thatë ju shko?

Shqipja: Jo e çuam ne. Nuk donte Sara të kthehej.

Ardit Gjebrea: Po pse e çuat ju?

Shqipja: Nuk donim që ai fëmijë të rritej pa baba! Ishte një gjë shumë e gabuar që bëmë të dy si prind që e çuam Sarën.

Next Post
I dënuar me burg përjetë për disa vrasje, lirohet ish-pjesëtari i bandës së Durrësit Endrit Dokle

"Pas Endrit Dokles, po projektohet edhe lirimi i dy të fortëve të tjerë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

January 18, 2026
Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

January 18, 2026
Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

January 18, 2026
ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

January 18, 2026
Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

January 18, 2026
“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

January 18, 2026
“Fola me Trump dhe ia thashë hapur”, Meloni: Tarifat tregtare për trupat evropiane në Groenlandë janë të gabuara

“Fola me Trump dhe ia thashë hapur”, Meloni: Tarifat tregtare për trupat evropiane në Groenlandë janë të gabuara

January 18, 2026
Petro Koçi: Balli Kombëtar të kërkoj falje për deklaratat kundër LANÇ

Nëse Shqipëria do konsiderohej narkoshtet, Trump nuk do ftonte Ramën në Bordin e Paqes për Gazën

January 18, 2026
“Erdha tek Reali për të luajtur me …”, Kilian Mbape shuan zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Jr.

“Erdha tek Reali për të luajtur me …”, Kilian Mbape shuan zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Jr.

January 18, 2026
BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In