• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e kupton kush se çfarë thotë Vuçiç?

by Java News
26/10/2016 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dragoslav Dedović

Vetëm një gjë më jep shpresë: gjysma e Serbisë nuk e ka kuptuar se çfarë tha, ndërsa gjysma tjetër bën sikur e ka kuptuar. Por t’i shohim gjërat një nga një.

Gjuha…

Niveli gjuhësor i kryeministrit Vuçiq ishte i dyshimtë. Fjali të papërfunduara. Kalimi nga tema në temë. Gjëra të cilat i kemi parë edhe më herët. Por kryeministri kësaj radhe e tejkaloi vetveten. Ndoshta është nën presion të vërtetë apo të trilluar dhe ndonjëherë ka probleme me gjuhën dhe me gramatikën.

„Jemi të kënaqur me luftën për kontrabandimin e cigareve”, tha kryeministri. D.m.th. ai luton për kontrabandimin e cigareve dhe jo kundër kontrabandimit. Mirë, nuk duhet tepruar, ndoshta ka gabuar. Dikush do të thoshte ndoshta se ky është një gabim frojdian (një lloj “gabimi i qëllimshëm”), e të tjerët do të thoshin se ka gabuar nga shpejtësia. Por kur e shton edhe deklaratën se “kërcënimi me vrasje të një autoriteti tjetër”, atëherë nuk e kupton se kush kë po e kërcënon me vrasje. Deri tani kryeministri ka treguar një nivel më të ngritur gjuhësor se presidenti i Serbisë (Tomisllav Nikoliq), por kësaj radhe nuk është shquar për njohuri gjuhësore.

Por ky nuk është as për së afërmi problemi më i madh.

Ofendimi i papërkufizuar

Vuçiqi është i zemëruar sepse një përfaqësues i lartë i policisë serbe punon për një shërbim të huaj sekret. Por Vuçiqi nuk do të duhej t’i merrte këto gjëra aq personalisht. Gjëra të tilla u kanë ndodhur edhe politikanëve dhe burrështetasve shumë më të mëdhenj se ai. Ish – kancelari gjerman Willy Brandt në vitet 70-tëpati dy vjet një asistent privat, që punonte për shërbimet sekrete të Gjermanisë Lindore. Brandt e pagoi këtë me karrierën politike.

Shërbimet e bëjnë punën e tyre, spiunimi dhe kundërspiunimi. Si në vende miqësore ashtu edhe armiqësore. Amerikanët e kanë përgjuar kancelaren Angela Merkel – ashtu “miqësisht” dhe “si partnere”. Kryeministri serb i di këto të gjitha. Por nga larg nuk mund të shihej nëse zemërimi i tij ishte i paramenduar apo i sinqertë.

“Turp i madh”, “lëreni këtë hipokrizi”, “marre u qoftë”… Mirë ua bëri kryeministri që është zemëruar.

Ndihma kolegiale

Po kujt iu drejtuan këto fjalë? Kjo nuk dihet. Do të mbetet sektrete, për hir të hetuesisë. Apo jo, zoti prokuror i shtetit? Po, mund të thuhet se Vuçiq me retorikën e tij të njohur „no east, no west” është pasardhës i denjë i Titos dhe i të painkuarduarve në kohën e Luftës së Ftohtë. Por nga paraqitja e tij kaotike para gazetarëve ndoshta mund të konstatohet se fjala është për ndërhyrjen e ndonjë shërbimi sekret perëndimor.

Pastaj edhe Mali i Zi. Dikush e ka përcjellë çdo ditë Gjukanoviqin. “Këtë me siguri nuk e kanë bërë ata që janë arrestuar atje… këtë nuk mund ta komentoj”, tha Vuçiq. Pra nuk e kanë përcjellë ata atje, por dikush po. “Persona shumë më seriozë”, tha Vuçiq. Kush? “Organizata kriminale me elementë të huaj”.

Pavarësisht domethënies së këtyre fjalëve, duket se Milo i ka arrestuar personat e gabuar, por për shkaqe të vërteta. Por pasi që “në këto banda nuk ka pasur politikanë nga Serbia dhe Mali i Zi”, siç thotë Vuçiqi, duket se “këto banda me elemente të huaja” e kanë ndihmuar Gjukanoviqin të mbetet në pushtet, sepse rreziku për sigurinë e tij personale dhe sigurinë e Malit të Zi ka qenë i vërtetë. Por kundërshtari i prezantuar në Podgoricë ka qenë i – rrejshëm.

Nëse kjo nuk është një ndihmë kolegiale, atëherë nuk e di çfarë është.

Kur i përmbledh gjërat dihet se një spiun ka ndërruar petkat në Beograd. Dihet se bëhet fjalë për pagesë prej 125.000 euro. Dhe se Gjukanoviqin nuk e kanë përcjellë këta, por ata.

Problemet morale

Vuçiqi edhe një herë mori pozën e një burrështetasi të madh, i cili mbronë popullin dhe vendin nga fuqitë e mëdha dhe nga kriminelët. Këtë e bën tërë kohën – ofron veten si viktimë për atdheun. “Pavarësisht çmimit që do të paguaj unë personalisht”. “Menjëherë do të ketë 5.000 afera kundër qeverisë dhe kundër meje”. „E di se çfarë kam nënshkruar me këto deklarata që po i bëj”.

Në fund, kryeministri më bindi deri diku se ka menduar seriozisht kur i ka thënë këto fjalë dhe kjo më fut frikën pak. A di Vuçiqi diçka që ne nuk dimë? A thua nuk na qenka vet Vuçiqi garanca e vetme për paqen në Serbi? Por një gjë e di: edhe unë jam i “turpëruar”. Ai është i turpëruar “kur shikon zyrtarët e lartë të policisë” së tij që spiunojnë “për shërbime shumë të fuqishme”. Ndërsa unë turpërohem që pas 40 minutash të paraqitjes së tij para gazetarëve, nuk i kuptova tani më këto deklarata legjendare të kryeministrit.

Me Vuçiqin jam dakord që Serbia “duhet të jetë një vend i madh që respekton ligjin dhe sjelljet morale”. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me spiunët e rëndomtë. Ligji duhet të respektohet edhe për njerëzit që veprojnë nën petkat e pushtetit, për kriminelët në stadiume, punësimet partiake, shkelësit e të drejtave të mediave…
DW/d.i.

Next Post
Integrimi, Gjosha shpreson marrjen e rekomandimit pozitiv

Integrimi, Gjosha shpreson marrjen e rekomandimit pozitiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisionarja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos viziton javën që vjen për herë të parë Kosovën

Komisionarja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos viziton javën që vjen për herë të parë Kosovën

May 9, 2026
Anija e hantavirusit drejt Tenerifeve, konfirmohen 4 raste të reja, dyshohen edhe 3 të tjerë

Anija e hantavirusit drejt Tenerifeve, konfirmohen 4 raste të reja, dyshohen edhe 3 të tjerë

May 9, 2026
Vrau 25-vjeçarin se i derdhi pijen, shqiptari dënohet në Spanjë me 20 vite burg dhe 214 mijë euro dëmshpërblim

Vrau 25-vjeçarin se i derdhi pijen, shqiptari dënohet në Spanjë me 20 vite burg dhe 214 mijë euro dëmshpërblim

May 9, 2026
Goditet “autostrada atlantike” e kokainës: Europol sekuestron 11 tonë drogë dhe arreston 54 persona

Goditet “autostrada atlantike” e kokainës: Europol sekuestron 11 tonë drogë dhe arreston 54 persona

May 9, 2026
Në burg prej 2 vjetësh, lirohet ish-kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka

Në burg prej 2 vjetësh, lirohet ish-kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka

May 9, 2026
Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë, AKU: Janë marrë mostra uji dhe po hetohet higjiena e ambienteve

Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë, AKU: Janë marrë mostra uji dhe po hetohet higjiena e ambienteve

May 9, 2026
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë, ja sfidat kryesore të 45-vjeçarit

Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë, ja sfidat kryesore të 45-vjeçarit

May 9, 2026
Pas dështimit të protestës, Salianji sfidon Berishën nesër me foltore: Ka uzurpuar partinë

Pas dështimit të protestës, Salianji sfidon Berishën nesër me foltore: Ka uzurpuar partinë

May 9, 2026
Trump nuk i del inati me Italinë: Nuk ishte aty kur kishim nevojë. Tërheqja e trupave nga bazat italiane? Ende po e shqyrtoj

Trump nuk i del inati me Italinë: Nuk ishte aty kur kishim nevojë. Tërheqja e trupave nga bazat italiane? Ende po e shqyrtoj

May 9, 2026
Vrasja e Nikulajt, Shqipëria betejë ligjore në Gjykatën Supreme të Londrës për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe 4 britanikëve

Vrasja e Nikulajt, Shqipëria betejë ligjore në Gjykatën Supreme të Londrës për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe 4 britanikëve

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In