• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi, Gjosha shpreson marrjen e rekomandimit pozitiv

by Java News
26/10/2016 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, mori sot pjesë, në konferencën “Shqipëria në procesin e Berlinit”, e organizuar në kuadër të Tetorit gjerman.

Gjosha tha se Procesi i Berlinit, i nisur nga kancelarja Merkel në vitin 2014, erdhi pikërisht si përpjekje për t’i dhënë një shtysë të re integrimit në BE, për të gjithë vendet e rajonit. Qëllimi i tij është transformimi i rajonit tonë në një rajon të vërtetë në aspektin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë.

“Sot pas dy vitesh, besoj jemi të gjithë në një mendje se nuk mund të kishte gjetje më të mirë për të afruar vendet tona, për të krijuar lidhje të ngushta mes tyre, duke ofruar mbështetje politike dhe financiare mbi mjaft projekte ndërlidhëse në fushën e infrastrukturës, energjisë, tregtisë, punësimit dhe rinisë”, tha Gjosha.

Ministrja nënvizoi se për shkak të rolit të Shqipërisë si shtyllë stabiliteti në rajon, angazhimi është maksimal për të hequr e çdo barriere duke mundësuar , një bashkëpunimin efikas rajonal si dhe afrim të plotë me BE-në.

“Sigurisht, që është prezent shqetësimi i gjithë rajonit pas daljes se Britanisë nga BE, se zgjerimi mund të konceptohet si një çështje dytësore, apo se rajoni ynë mund të lihet i veçuar, apo se referendume të tjera do të kufizonin edhe më shumë kapacitetin e BE-së”, u shpreh Ministrja.

Në këtë kontekst, Ministrja Gjosha, duke vlerësuar mbështetjen reale që po i jepet vendeve të rajonit, për një integrim më të shpejtë, shprehu besimin se perspektiva e zgjerimit, përmes procesit të Berlinit është një përgjigje e qartë që i shërben jo vetëm Ballkanit Perëndimor, por gjithë Europës.

Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Ministrja Gjosha tha se Shqipëria tashmë ka finalizuar reformën e saj më historike.

“Rëndësia e saj për shkak të ndikimit mbi sundimin e ligjit, në ekonomi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është thelbësore për të ardhmen e vendit tonë. Është kushti kryesor edhe për prioritetin më madhor që ne kemi: procesin e integrimit”, tha Ministrja.

Ministrja Gjosha u shpreh se Shqipëria ka kërkuar marrjen e një rekomandimi pozitiv si një premtim që duhet mbajtur nga Komisioni Europian për shqiptarët.

“Ne besojmë se ky reflektim në raportin e radhës, do të jetë një tjetër shtysë për zbatimin e të gjitha reformave që i shërbejnë të ardhmes sonë europiane. Gjithçka e iniciuar në Berlin është vendimtare për Shqipërinë e gjithë rajonin tonë pikërisht për shkak të këtyre proceseve shtet-ndërtuese”,tha Ministrja Gjosha.

Ministrja shtoi se projektet infrastrukturore të përbashkëta , të nisura në Berlin e Vjenë, të konkretizuara në Samitin e Parisit, kanë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe transformimin e rajonit.

“Shqipëria, ka qenë pararendëse në këtë proces, duke përfituar jo vetëm miratimin dhe financimin e projekteve infrastrukturore por edhe nëpërmjet dy nismave më të fundit rajonale të cilat do të kenë selinë e tyre në Tiranë. Bëhet fjalë për Fondin e Ballkanit Perëndimor dhe Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor”, tha ministrja.

Ministrja u shpreh se Samiti i fundit në Paris, tregoi se është në dorën tonë të krijojmë rrethanat dhe instrumentet e suksesit në rajon.
ATSH/d.i.

Next Post
Gruaja i prishi planet për pushime seksi në Tajlandë, gjermani e ndan në 8 copa

Gruaja i prishi planet për pushime seksi në Tajlandë, gjermani e ndan në 8 copa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com