• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E kisha pelë race, e bleva 1200 euro”/ Alfred Lelës i humbet biçikleta pas shoqërimit në komisariat: Të ma gjejë Rama ose…

by Java News
18/05/2020 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alfred Lela shkruan se gjatë protestës së djeshme, i kanë vjedhur biçikletën.

Ai kërkon nga policia t’ia gjejnë, pasi ka kursyer shumë për ta blerë atë.

Reagimi i plotë:

Një biçikletë e mirë, e hijshme si pelë race, që për dikë të rritur me ëndrrën fëminorë të të pasurit të një dyrrotaku në të cilën të bredhë lirinë e vegjëlisë do të thotë shumë, më ka humbur sot. Kushtonte, e them gati me turp këtë, 1200 euro. Jam menduar më shumë atë ditë kur ‘ma bëri me sy’ në një dyqan në një qoshe të Myslym Shyrit, se sa sot, rreth orës 8 të mëngjesit, kur e mbështeta te bordurat e pedonales, ngjitur me një prej ministrive, dhe u hodha në mes të bravoçunave, me iluzionin se mund të negocioja lirimin e një gruaje (po të kishte qenë një dëng me kanabis do ia kisha dalë, më tha një cinik). I humba të dyja: biçikletën dhe negociatën, siç edhe disa orë në Komsiariatin nr. 1, duke duruar me vetëmohim etiko-stoik policët e shkretë tek vuanin me formularë të shtetit sikur të ishin në sanskritishten e Petro Zhejit.

Nga biçikleta e braktisur deri në Komisariat kam ngrënë një batare shkelmash dhe goditjesh në kokë, shoqëruar me të shara. Njërit prej policëve, me kapuçon në kokë, i fiksova vetëm sytë, një lëbyrje me adrenalinë shtazore dhe një theks të fortë të malësive labe. Nuk jam i sigurt, por më duket se i kam sharë marinarçe, në anglisht, dhe kjo nuk prodhoi ndonjë pasojë sepse, edhe ata të shkretët, vetëm theksin më kuptuan mua, jo fjalët.

Por, mendjen e kisha te biçikleta. Më vonë e kuptova pse. Trupin e kisha të ngrohtë nga dhuna, dhe madje thuaj i mëshirova, kur nuk po ushtronin më forcë, apo kur u lodhën dhe kërkuan të ndërrojnë krah me njëri-tjetrin; u qenë ‘këputur’ duart. Prangat nuk kishin harruar të m’i shtrëngonin mirë. Fillova të ankohesha madje, ashtu i shtrirë siç isha, me fytyrë në asfalt, me një gju në qafë dhe një dorë që më godiste kokën. Në fillim nuk gjenin dot pranga dhe më pas nuk e dinin se në cilin Komisariat do më degdisnin. Komunikimet në radio i nxirrnin zbuluar këta ‘trima me yll në ballë’ që, të ç’organizuar si një bandë e Ali Pashës, nuk kishin as plan operacional as aftësi menaxhuese për ta shpikur një aty për aty. Pasi i gjetën prangat, më rrotulluan, nuk e di pse, duke më nxjerrë para Teatrit Kombëtar. Sikur donin ta vuaja shembjen e tij live dhe ata të shijonin humbjen time. Për disa minuta më mbajtën aty sepse nuk po gjenin makinë për të më shoqëruar. Më goditën edhe njëherë kur disa punëtorë jelekëverdhë të Bashkisë më shanë mbarë e mbrapsht. Unë ua ktheva dhe policët, me sa duket, kujtuan se e kisha me ta. Ose thjesht po shprehnin solidaritetin e amebave.

Radio e njërit prej tyre mori shenjë se ‘makina ime e burgut’ ishte gati. Më shoqëruan përmes pedonales deri te qendra Toptani, ku më dorëzuan te dy policë ‘qyteti’. Njëri prej tyre, një djalë i ri me kokë të rruar me theks tiranas. Para se të niseshin, dy policë të tjerë, të udhëzuar në radio, për të luajtur deri në fund rolin e padijenisë se po prangosnin një gazetar, u afruan duke më pyetur për emrin. E përsëritën disa herë pyetjen. Nuk e ktheva kokën.

Polici kokërruar kërkoi të më lironte prangat duke parë bymimin e kyçeve. U mundua, por çelësi nuk i hapte. Kur iu afruam Komisariatit erdhi një urdhër në radio. ‘Mos e lejo të përdorë celularin!’. U kthye nga unë: e di që po mendon se ky është urdhër policësh. Si do ta përdorësh celularin nëse je i prangosur. Qeshëm.

Oficerët e policisë më dhanë të njohur. Formularin e parë e plotësova në fund të korridorit, ku prisnin edhe dy të shoqëruar të tjerë. Një vajzë me kaçurrela të verdhë e VV dhe një djalë. I tregova këtij se si kisha braktisur biçikletën dhe rolin e gazetarit për të negociuar lirimin e një gruaje me syze dhe kaçurrela që po ndalohej padrejtësisht nga blutë. Është gruaja ime, ma priti. Silva Caka. Ish-deputetja? Po.

Epo, ja ku më kish hedhur fati sot, kokëposhtë, si të ishte një biçikletë me frena të këputur. I arrestuar nga Policia e Edi Ramës, pasi isha akuzuar nga kundërshtarët e tij në opozitë si i shitur te ai, dhe rënë në pranga duke ‘mbrojtur’ një deputete të LSI, një partie të cilën ende nuk e kam kuptuar.

Në proces kisha humbur biçikletën për të cilën më duhet të kursej për një kohë relativisht të gjatë për ta zëvendësuar. Ose do më duhet të përdor paratë që kam marrë nga Edi Rama për të blerë një makinë luksoze. Me u dhi t’qeshmit, kur thonë shkodranët.

Pse po e tregoj, pothuaj në tonet e talljes, këtë histori dramatike? Sepse një abdsurd të tillë, ku aktorët, aktivistët dhe gazetarët përndiqen me zell dhe arrestohen me brutalitet, ndërsa krerëve të malavitës u dërgohet letër që të deklarojnë si, qysh, e tek, i kanë bërë pasuritë, po nuk e përqeshe mund të të çmendë.

Përfundimisht një shtet i tillë nuk mund të bëjë më asgjë për mua dhe të ngjashmit e mi, por biçikletën mund të ma gjejë. Inshallah. Nëse e bëni, ua ‘kam falur gjakun’. Ose, në gjuhë bravoçunash, jemi ‘jek e jek’.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Gjithçka e menduar në detaje, ja ku ishin fshehur 38 kg heroinë në kamion, hapej me mekanizëm elektrik

FOTO/ Gjithçka e menduar në detaje, ja ku ishin fshehur 38 kg heroinë në kamion, hapej me mekanizëm elektrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lejuan kultivimin e kanabisit, përjashtohen nga policia 3 efektivë, në hetim 11 të tjerë

Mbushën pyjet e Fushë-Arrëzit me hashash, arrestohen 2 persona! Kultivuan qindra bimë narkotike në 15 parcela

August 29, 2026
Presidenti Pezeshkian: Kush është Trump që të na mohojë të drejtat bërthamore?!

Presidenti i Iranit mesazh homologut Trump: Shmange krijimin e trazirave, dialogu mund të zgjidhë problemet!

August 29, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

HARTA e zjarreve në vend, vijon lufta me flakët në Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 12 vatra, 4 aktive! S’ka rrezik për banorët

August 29, 2026
Italia në grevë transporti, pritet kaos në avionë dhe trena gjatë shtatorit! Anulime fluturimesh e udhëtimi, ja çfarë kërkojnë sindikatat

Italia në grevë transporti, pritet kaos në avionë dhe trena gjatë shtatorit! Anulime fluturimesh e udhëtimi, ja çfarë kërkojnë sindikatat

August 29, 2026
“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

“Më vjen zor që jam në këtë tavolinë!”- Gara për Kryeprokurorin, ‘plas’ në KLP, sherri mes anëtarëve shtyn mbledhjen për 5 kandidaturat: Ti ke probleme me formimin…!

August 29, 2026
A mund të afrohet Kanadaja me BE-në? Debati për një partneritet të ri përtej Atlantikut

A mund të afrohet Kanadaja me BE-në? Debati për një partneritet të ri përtej Atlantikut

August 29, 2026
I vuri zjarrin fshatrave Tërbaç dhe Vranisht, arrestohet piromani 25-vjeçar në Himarë! Policia paralajmëron qytetarët: Mos ndizni zjarre, denoncojini!

I vuri zjarrin fshatrave Tërbaç dhe Vranisht, arrestohet piromani 25-vjeçar në Himarë! Policia paralajmëron qytetarët: Mos ndizni zjarre, denoncojini!

August 29, 2026
“Wembley” njeh sot finalistin e parë, Champions League gati për spektaklin e supersfidës PSG-Dortmund

Zbardhet kalendari i Champions League, sezoni nis me Real Madrid-Inter! Ndeshjet në grupe nga 8 shtatori deri më 27 janar

August 29, 2026
BE ofron WIFI falas në 61 bashkitë e vendit: Hap tjetër konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit!

BE ofron WIFI falas në 61 bashkitë e vendit: Hap tjetër konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit!

August 29, 2026
KE paralajmëron Serbinë për funeralin e “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç: Glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Evropë!

KE paralajmëron Serbinë për funeralin e “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç: Glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Evropë!

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com