• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“E kemi kuptuar formulën fituese”/ Si funksionon vaksina e Oxford/Astra Zeneca anti-COVID

by Java News
07/01/2021 10:13
An illustration picture shows vials with Covid-19 Vaccine stickers attached and syringes, with the logo of the University of Oxford and its partner British pharmaceutical company AstraZeneca, on November 17, 2020. (Photo by JUSTIN TALLIS / AFP)

An illustration picture shows vials with Covid-19 Vaccine stickers attached and syringes, with the logo of the University of Oxford and its partner British pharmaceutical company AstraZeneca, on November 17, 2020. (Photo by JUSTIN TALLIS / AFP)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaksina anti-Covid e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca, mori të mërkurën aprovimin e shpërndarjes masive në Britaninë e Madhe. Po si funksionon kjo vaksinë? Vaksina  e quajtur ChAdOx1 nCoV-19, përdor një version të padëmshëm dhe të dobësuar të një virusi të zakonshëm, që shkakton një ftohje tek shimpanzetë.

Studiuesit e kanë përdorur tashmë këtë teknologji për të prodhuar vaksina kundër një numri patogjenësh përfshirë gripin, Zikën dhe Sindromën e Frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS). Shkencëtarët kanë transferuar tek vaksina udhëzimet gjenetike për proteinën me thumba, që vesh nga jashtë koronavirusin, dhe që i duhet për të pushtuar qelizat.

Kur vaksina hyn në qelizat brenda trupit, ajo e përdor këtë kod gjenetik për të prodhuar proteinën e koronavirusit. Kjo indukton një përgjigje imune, duke filluar sistemin imunitar për të sulmuar koronavirusin nëse infekton trupin. Virusi është modifikuar gjenetikisht, ndaj është e pamundur që ai të rritet tek njerëzit.

Po sa efektive është vaksina e Oksfordit? Të dhënat e botuara në revistën mjekësore “Lancet” në fillim të dhjetorit treguan se vaksina ishte 62 për qind efektive në parandalimin e Covid-19 midis një grupi prej 4.440 personash që morën 2 doza standarde të vaksinës, dhe i krahasuar me 4.455 njerëzit që morën një ilaç placebo.

Nga 1.367 njerëz që morën gjysmën e dozës së parë të vaksinës të ndjekur nga një dozë e dytë e plotë, 90 për qind patën mbrojtje kundër Covid-19, kur u krahasuan me një grup kontrolli prej 1.374 personash. Të dhënat e përgjithshme të “Lancet”, të cilat u rishikuan nga kolegët, paraqesin rezultate të plota nga provat klinike me më shumë se 20.000 njerëz.

Në një intervistë për “Sunday Times”, shefi ekzekutiv i AstraZeneca, Paskal Sorio, sugjeroi se të dhëna të tjera të paraqitura tek autoriteti rregullator, treguan se vaksina mund të kenë një efikasitet 95 për qind të arritur nga vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

“Ne mendojmë se e kemi kuptuar formulën fituese, dhe si të kemi efikasitet që pas dy dozave”- tha ai. Midis njerëzve që iu dha ilaçi placebo, 10 u pranuan në spital me koronavirus, përfshirë 2 me formë të rëndë, me njërin që humbi jetën.

Por midis atyre që u vaksinuan, nuk kishte shtrime në spital ose raste të rënda. Por a funksionon kundër llojit të ri mutant të koronavirusit? Profesori i Oksfordit Endrju Polard thotë:”Për momentin nuk ka asnjë provë që vaksinat, nuk do të funksionojnë kundër një varianti të ri, Por kjo është diçka që duhet ta shohim hap pas hapi. Ne nuk mund të jemi të vetëkënaqur për këtë variant, ose ndoshta edhe variantet e së ardhmes.

Një nga gjërat më të rëndësishme që shkenca duhet të vazhdojë të bëjë tani ndërsa ecim përpara, është të monitorojmë viruset që janë përreth, dhe të sigurohemi që vaksinat janë ende jenë efektive kundër tyre”- theksoi ai.

Po si u krijua “kaq shpejt” vaksina e Oksfordit, dhe a është e sigurt? Kjo vaksinë (ashtu si ajo e Pfizer) është zhvilluar më shpejt se vaksinat e tjera, për disa arsye. Asnjëra prej tyre nuk ka të bëjë me mungesën e sigurisë apo djegien e etapave. Së pari, puna për një plan për të trajtuar pandeminë tjetër të madhe në botë nisi vite më parë, me shpërthimin e Ebolës në vitet 2014-2016.

Ndërkohë financimi është një element kryesor për zhvillimin e vaksinave. Dhe paratë ishin me bollëk. Për më tepër vaksina ka nisur të testohet tek njerëzit që në prill. Dhe që atëherë, vaksina i ka kaluar të gjitha fazat e nevojshme. Faza e tretë përfshiu 30.000 vullnetarë.

Po si ndryshon vaksina e Oksfordit nga ajo e vaksina Pfizer-BioNtech? Ajo nuk ka nevojë të ruhet në -70 gradë Celcius siç bën vaksina Pfizer. Endrju Hajuord, profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Kolegjin Universitar Londër, thotë se kjo do të bëjë “një ndryshim të madh”.

“Kjo do të thotë që ne mund t’i çojmë vaksinat atje ku është e nevojshme, në vend se t’i sjellim njerëzit në vendet e kufizuara, ku ne mund ta shpërndajmë atë”- tha ai. Walesonline – bota.al

Next Post
Kur blini apartamente sigurohuni që investitori nuk është trafikant droge apo femrash

Rama në Ankara dhe mesazhi i Erdogan!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In