• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Ankara dhe mesazhi i Erdogan!

by Dritan Hila
07/01/2021 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Protokolli turk është ndër më të kujdesshmit në botë. Me një traditë ku simbolet janë sa ceremoniale aq edhe politike, hyn në institucionet e Republikës që ka një vazhdimësi shekullore; ndër të paktat ku trashëgimia otomane vazhdon në atë turke.

Është një institucion nga i cili sulltanët dhe më vonë presidentët turq, kanë dhënë mesazhe.

Kjo ndodhi edhe sot ku Erdogan nuk e priti kryeministrin shqiptar me veshje sportive dhe as që t’i jepte makinës vetë.

Me një qasje perandorake në detaje, ku nuk mungonin simbolet historike të luftëtarëve otomanë në shekuj, kalorësia ceremoniale dhe kabineti i Erdogan, Edi Rama është pritur nga presidenti turk në rezidencën e tij, ku mesazhi i shprehur mes fjalëve është se “ju konsiderojmë aleatë dhe jo vasalë”, ndërsa me akte diplomatike me themelimin e Këshillit të Bashkëpunimit.

Gjatë takimit Erdogan u kujdes të theksonte se vendi i tij, është investitori më i madh në Shqipëri. Ishte një deklaratë që hedh poshtë thashethemnajën që Turqia sjell vetëm xhami, por edhe tregon se ambasada turke në Tiranë është e kujdesshme për humorin e popullsisë shqiptare. Premtimi për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit përpara datës 25 prill, ishte shumë elektorale. Ishte një deklaratë që tregonte preferencën e Turqisë në rreshtimet politike shqiptare. Kjo është edhe pika që ka tingëlluar melodi në veshët e Edi Ramës.

Ndryshe nga sa mendohet, Ankaraja ashtu sikundër Athina kanë ndikim në disa rreshtime të elektoratit shqiptar. Nuk është shumë, por aq sa mjafton që të zhvendosë agën e peshores mes fituesit dhe humbësit. Dhe këtë Rama e di mirë, ndaj është kujdesur që sidomos në prag fushatash elektorale, të ecë në teh të ekuilibrave diplomatikë mes përplasjes greko-turke.

Aq më tepër e sikletshme bëhet kjo në momentin kur në mes të një përplasjeje greko-turke, Tirana ndërmori një hap i cili është në kundërshtim me doktrinën e Ankarasë sa i takon zgjerimit detar të Greqisë dhe qëndrimit ndaj ishujve. Ankaraja kundërshton qoftë zgjerimin me 12 milje; përfshirjen e ishujve në vijën bazë dhe zgjidhjen nëpërmjet gjykatave.

Por mesa duket Erdogan e ka mirëkuptuar sikletin e aleatit të tij në Tiranë dhe ka zgjedhur që në përplasjen mes dy elefantëve, Ramën ta kursejë nga shqelmat që mund të hajë. Turqia është aq e madhe sa mund të sfidojë precedentët e gjykatave, pa pasur nevojë për mbështetjen e Shqipërisë.

Për sytë e Erdogan, Rama me zigzaget e vogla është më i pranueshëm se Sali Berisha, të cilit nuk ia fal votën kundër Palestinës në OKB. Ndërsa Metën dhe Bashën mesa duket nuk i llogarit. Erdogan është një realpolitiker i pamëshirshëm në kalkulimet e tij.

Është e kotë të thuhet që kjo vizitë nuk kishte prapavijë elektorale. Rama jeton vetëm për fushatë dhe po lufton për çdo votë. Tani ai ka ndezur motorët dhe ka vënë në punë gjithë makinerinë e shtetit.

Dhe ai e di shumë mirë se në elektoratin shqiptar ndikon Ankaraja dhe Athina për shkak të trashëgimisë shpirtërore, dhe Amerika sepse të bën gropën. Mbase edhe BE-ja se të heq vizat. Por në sytë e Evropës, krahasuar me Orban dhe Kazinski, Rama duket lule. Fundja nuk iu ka sjellë asnjë problem.(Dritare.net)

Next Post
“Një moment historik shumë i trishtuar për SHBA”/ Trump flet për vdekjen e 100 mijë personave nga koronavirusi

Trump reagon pas konfirmimit të Biden si president: Do të ketë një tranzicion të rregullt të pushtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

“Çudirat” nga zgjedhjet në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

November 4, 2026
“Studentët janë liderët tanë në shesh”- 735 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike

Pse duan të rrëzojnë Edi Ramën para çdo zgjedhjeje?

November 4, 2026
Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

Metamorfoza 4: Mijëra shokë në rrjete sociale, por të vetmuar në jetën reale!

November 4, 2026
Kryeministri spanjoll kundër kreut të Federatës së Futbollit: Vetëm ndjesa për skandalin e puthjes është pamjaftueshme

Pedro Sanchez reagon për zgjedhjet në SHBA: Amerikanët votuan kundër urrejtjes, së shpejti edhe Spanja!

November 4, 2026
Papa Leone XVII: Jemi me të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe vendeve të shkatërruara nga lufta

Papa Leo XIV reagon ndaj zgjedhjeve në SHBA: Autoriteti politik duhet të drejtohet drejt së mirës së përbashkët!

November 4, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Derë më e hapur nga Bashkimi Evropian për ne?

November 4, 2026
“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

November 4, 2026
EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

November 4, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi në Elbasan shembi dy kate pallati, Policia jep detajet e para: Një viktimë dhe 10 banorë të asfiksuar, ra zjarr në apartament dhe…

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In