• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E ke idenë përse bërtiti Greta?

by Dritan Hila
29/09/2019 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Tej emocioneve dhe reagimeve që solli fjalimi i Gretës në OKB, për mua më shumë u bë shkas që të hedh disa rreshta, sesi e shikoj çështjen e ambientit.

Nuk hyj tek ambientalistët e thekur, por nuk mendoj se tashmë që po i afrohemi si planet 8 miliardshit të humanoidëve, mund të livadhisim e shfrytezojmë natyrën pa kriter.

Nuk ndaj kendveshtrim katastrofik të ambientalistëve të sotëm, përndryshe siç thotë një nga shkencëtarët më të mëdhenj të ambientit Jarred Diamond, nuk do kisha bërë fëmijë. Dhe as une nuk do kisha sjellë në jetë një vajzë. Por nuk mendoj se tashmë produktet tona, plehrat apo vazhdimësia e rracës njerëzore mund t’i lihen rastësisë.

Dëshiroj të jep një shpjegim për ambientalistët dhe kauzen e tyre, aq sa mund të jepet në pak rreshta, pasi më shumë sesa çështje biologësh dhe inxhinierësh, ky është problem ekonomik.

Më pamje shkencore, ambientalizmi, siç shfaqet sot, është një derivat i populizmit që e kanë përqafuar liberalët dhe të majtët. Më shumë sesa mbështetur në shkencë duke marre disa të dhëna prej saj, spekulon me shkencën.

Gjithsesi futemi në temë.

Që të ruash standartin e jetesës së një popullsie të caktuar apo ta rrisësh këtë standart, duhet të shtosh prodhimin. Njëkohësisht duhet të përballosh plakjen e popullsisë por jo vetëm kaq. Me rritjen e moshës rriten në mënyrë eksponenciale shpenzimet për mjekësinë.

Statistikisht, që një shoqëri të ruaje standartin e jetesës, një çift duhet të ketë një raport lindjeje 2  me 2.1 në rang kombëtar. Pra në çdo 10 çifte që lindin dy fëmijë, njëri duhet të lindë tre.

Por në shoqeritë e zhvilluara as që bëhet fjalë. Jemi diku poshtë 1.8 fëmijë për çift.

Momentalisht është zgjidhur nëpërmjet emigracionit. Duan apo jo, në këtë stad të teknologjisë, perëndimi do vazhdojë të thithë emigrantë.

Aq më i nevojshëm bëhet numri i lartë i fëmijëve në vendet e prapambetura, ku fuqia e krahut është baza motorike e ekonomisë; apo në ato që synojne zhvillimin por nuk kanë ende teknologjitë e nevojshme. Shembull është Turqia, ku hera herës udheheqësi i saj bën thirrje për rritjen e lindjeve. Dhe nuk i do për ushtarë, por më shumë si krahë pune.

Vetë Kina e njohur për politikat e saj infanticide, ka rilejuar lindjen e pakontrolluar. Për mos folur për Indinë dhe Afrikën.

Rritja e popullsisë sjell rritjen e konsumit. Rritja e konsumit sjell rritjen e shfrytëzimit të lëndëve të para dhe shtimin e mbeturinave  që duhet të përpunohen.

Mund të ishte rrugë për ruajtjen e mjedisit siç pretendon Greta, dhe sponsoret e saj reduktimi i CO2 në atmosferë, por siç thote Fareed Zakharia, që vetëm si i djathtë nuk njihet, “perpiqu t’i shpjegosh një indiani apo kinezi se pse nuk duhet të prodhojë çelik, i cili kërkon karbon që ndot ambientin, që të kete edhe ai një makinë si çdo amerikan”.

Atëherë si dilet nga ky rreth vicioz, ku rritja e nivelit të jetesës kërkon rritjen e popullsisë dhe rritja e popullsisë kërkon rritjen e produkteve bujqësore, dhe shfrytezimin intesiv të rezervave natyrore që fundja nuk janë pa limit. Dhe këto prodhojnë mbeturina që helmojne ujin dhe tokën, mbeturina që sa vënë dhe shumohen. Personalisht, me zë frika sa shishe plastike dhe mbeturina ushqimore prodhon në ditë vetëm familja ime me tre veta!

Ka një zgjidhje. Është teknologjia. Ose më saktë robotizimi i saj. Vetëm robotizimi i industrisë, shërbimeve dhe jetës së përditeshme, do të sjellë që shoqëria mos të ketë nevojë për shumim të popullsisë. Robotët në fabrika; robotët në pastrimin e qyteteve; robotet në spitale; robotët kudo ku kërkohet fuqi e pakualifikuar, mund të sjellë frenimin e rritjes së popullsisë dhe njekohësisht rritjen e mirëqënies.

Ndaj rritja e standartit dhe eksportimi i teknologjive moderne në vendet e botës së trete, do të sjellë uljen e lindshmërisë edhe aty, duke sjellë që planetit t’i ulet presioni nga humanët. Kur mendon që në vitin 1900 ishim 1.5 miliardë dhe për pak vite do shkojmë 8 miliardë, të zë frika. Kjo e bën urgjente investimin në teknologji.

Ndaj ambientalistët në vend se të protestonin per nje kauzë qorre si ndotja globale, do bënin mirë të kërkonin me këmbengulje rritjen drastike të buxheteve për arsimin dhe kërkimin shkencor.

Dhe gjithashtu, por kjo sa për kuriozitet, të kërkonin uljen e numrit të lopëve dhe gjedhëve të trasha, të cilat jo vetëm zënë sipërfaqet më të medha të tokave bujqësore me ushqimin e tyre, por janë edhe kontribueset më të mëdha neë planet për zmadhimin e vrimës së Ozonit. Sepse gazrat e tyre, prodhojnë më shumë metan sesa gjithë fabrikat e botës. Ndaj fjalimi i Gretës do kishte sens nëse kërkontë të paktën uljen e numrit të lopëve dhe njerezve që konsumojnë byfteket. Nese nuk ka kërkuar këtë, i kam kursyer vetes kohë që nuk e dëgjova. (dritare.net) /l.m

Next Post
Kreditimi po nxit zhvillimin e turizmit, rreth 45% e huadhënies shkon për hotelerinë

Ja pse u harrua Fatos Baxhaku nga emisionet televizive në këtë sezon të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

September 17, 2026
“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

September 17, 2026
Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

September 17, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

“Proces i pandershëm”, Ahmeti thirrje Kosovës: Organizohuni, UÇK-ja mbrojti vendin, duhen shpëtuar

September 17, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

September 17, 2026
Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

September 17, 2026
Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit!

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit!

September 17, 2026
Eksportet ngrenë kokë, nafta e nxjerrë nga fushat e Patos-Marinzës “shpëtoi” tregtinë e jashtme në mars

Shqipëria blen, por shet pak! Importet rriten në 75.6 miliardë lekë, deficiti tregtar thellohet me 17.4%

September 17, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Aktgjykimi i Hagës përballë historisë së luftës së Kosovës

September 17, 2026
Mbyllet dita e 110-të e protestës në bulevard, marshohet drejt Komisariatit nr. 1 dhe kërkohet lirimi i të shoqëruarve para Parlamentit!

Mbyllet dita e 110-të e protestës në bulevard, marshohet drejt Komisariatit nr. 1 dhe kërkohet lirimi i të shoqëruarve para Parlamentit!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com