• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E kapën te PS-ja me armë dhe miliona, gjykata merr vendimin për Gjutën

by A R
13/02/2020 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka dalë sot para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, Vladimir Gjuta, i cili u prangos paraditen e kësaj të hëne pranë godinës së Partisë Socialiste, me armë me vete dhe me një shumë të madhe parash.

“Arrest me burg” vendosi gjykata ndaj tij, duke bërë që të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve.

Avokati i të arrestuyarit tha për mediat se kjo masë u dha për shkak të armëmbajtjes pa leje, ndërsa deklaroi se paratë që kishte me vete do i thyente, dhe do i përdorte për biznes, duke mohuar që të jenë të jashtëligjshme.

Nga ana e tij hjatë marrjes në pyetje nga policia pas ndalimit, 40-vjeçari Gjuta ka deklaruar se shumën mbi 100 mijë eurosh e cila iu gjet me vete, do e thyente tek zona e “Dollarit”.

Ai ka thënë se paratë do i këmbente në dollarë, pasi synonte të hapte një firmë bashkë me të atin.

Gjuta deklaron se paratë janë mbledhur nga biznesi që ka pasur dhe nuk kanë lidhje me aktivitetin kriminal. Ndërsa pistoletën që kishte në brez, e ka justifikuar për vetëmbrojtje.

“Kisha shumë para me vete, e mbaja për siguri”, mësohet të ketë thënë Vladimir Gjuta, duke mohuar ndonjë atentat të mundshëm ndaj Kryeministrit Edi Rama, siç u aludua në media.

Kjo pasi arrestimi i Vladimir Gjutës u bë në momentin kur Rama drejtonte Kryesinë e Partisë Socialiste.

Policia tha zyrtarisht se ndalimi i 40-vjeçari Vladimir Gjuta, person me një sërë precedentësh penalë, u bë nga Komisariati i Policisë Nr. 3, pasi u kap me armë zjarri me vete dhe një shumë të madhe parash.

Ai u kap në rrugën “Çamëria”, rreth orës 08:45, të datës 10 shkurt, në kushtet e flagrancës. Në momentin e kapjes nga patrullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3, Gjutës iu gjetën me vete një armë zjarri pistoletë me municon luftarak, një dorezë grushti metalike, si dhe një sasi e madhe parash në valutë dhe lekë shqiptare.

Shërbimet e policisë, në bashkëpunim me Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar dhe atë të Krimeve ndaj Jetës dhe Personit në DVP Tiranë, kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe sekuestruar edhe shuma të tjera parash.

Në total iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 121.100 euro, 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglez dhe 664.500 lekë të reja.

Po gjatë kontrollit të banesës së Gjutës, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan edhe një mjet të blinduar autoveturë Audi A8, me të cilin qarkullonte.

Në vijim të veprimeve, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka nisur hetimi pasuror për të.

Në përfundim të veprimeve, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/a.r

Next Post
“Mazhoranca s’më shkarkon dot”/ Meta flet për marrëveshjen mes PD-PS: Uroj dialog të qëndrueshëm

Meta nis të postojë meme: Presidenca është kështjellë e pamposhtur (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ “UÇK, UÇK!”- Djali i Hashim Thaçit dhe i Kadri Veselit priten me ovacione në aeroportin e Prishtinës! Endrit Thaçi: Gjykatë kriminale!

VIDEO/ “UÇK, UÇK!”- Djali i Hashim Thaçit dhe i Kadri Veselit priten me ovacione në aeroportin e Prishtinës! Endrit Thaçi: Gjykatë kriminale!

September 17, 2026
Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 1 korrik, çfarë pritet të ndodhë

SHKRESA/ Pak para seancës në Kuvend, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Hiqni ligjin për pagat e magjistratëve, duhet të vijojnë konsultimet

September 17, 2026
Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, Kushi: Kujtimi i viktimave është një përgjegjësi morale!

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, Kushi: Kujtimi i viktimave është një përgjegjësi morale!

September 17, 2026
Ndryshime në qeverinë “Rama”, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Lamallari, në vend të tij Ervin Demo! Pritet dhe emri në krye të Pushtetit Lokal

Lirimi nga detyra i Lamallarit, presidenti Begaj dekreton Ervin Demon si ministër të Brendshëm! Do drejtojë edhe Pushtetin Vendor

September 17, 2026
Messi i pandalshëm në rekorde, shënon golin e 100-të me Inter Miamin dhe fiton trofeun e 49-të në karrierë!

Messi i pandalshëm në rekorde, shënon golin e 100-të me Inter Miamin dhe fiton trofeun e 49-të në karrierë!

September 17, 2026
Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të korruptuar dhe mafiozë! Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe…

O sa mirë me ken… dëshmitar, o hej!!

September 17, 2026
EMRAT/ Operacioni antidrogë në Korçë, kush janë 3 të rinjtë e arrestuar! Momenti kur Policia i shtrin në tokë në Qafë Thanë, ‘ngarkesa’ e fshehur në bagazh

EMRAT/ Operacioni antidrogë në Korçë, kush janë 3 të rinjtë e arrestuar! Momenti kur Policia i shtrin në tokë në Qafë Thanë, ‘ngarkesa’ e fshehur në bagazh

September 17, 2026
Kleçka e punësimit/ Rritja më 2021 erdhi nga pensionistët, për popullsinë ne moshe pune kishte rënie

Të rinjtë u lënë vendin të moshuarve, punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vjet!

September 17, 2026
Në pritje të Parlamentit dhe protestës, Policia merr masat operacionale dhe bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

Në pritje të Parlamentit dhe protestës, Policia merr masat operacionale dhe bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

September 17, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com