• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E kaluara e errët e 34-vjeçarit të dyshuar për vrasje në Mal të Zi/ Gazetari flet mbi atentatin: “Në kërkim ndërkombëtar, por qarkullonte i lirë në Shqipëri”

by Java News
03/01/2022 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga plagosja me pistoletë që ndodhi sot në Kurbin, ku si pasojë e plumbave ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma 34 vjeçari Vinçenc Piroli.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka treguar të shkuarën e errët të Pirolit, i cili kërkohet për vrasje në Malin e Zi, ndërsa shton se edhe pse ishte i shpallur në kërkim ai sërish vijonte jetën i lirë në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Sot pasdite, rreth ores 17:30, personeli i spitalit te Lezhes ka mbetur i befasuar, kur ne urgjencen e tij eshte paraqitur nje shtetas ende i panjohur, i cili ka kerkuar ndihme te menjehershme mjekesore. Personi i panjohur ka zbritur nga mjeti i tij nje shtetas te palgosur, i cili me pas u identifikua si 34 vjeçari Vinçenc Piroli, me origjine nga Kurbini, por banonte ne Shkoder.

I panjohuri ka lene te plagosurin ne spital dhe eshte larguar me shpejtesi pa mundur te identifikohet.

Policia e Lezhes po kontrollon kamerat e sigurise per te bere te mundur identifikimin e mjetit dhe personit te panjohur, qe dorezuan te plagosurin ne spitalin e Lezhes.

Mjeket e spitalit ne Lezhe jane perpjekur ti japin ndihmen e pare te plagosurit, por kur kane pare se kishte nevoje per ndihme me te specializuar, e kane nisur ate me urgjence drejt spitalit te Traumes ne kryeqytet.

Nga te dhenat e para rezulton, se Vinçenc Piroli eshte plagosur ne Shkoder, ne rrethana ende te pasqaruara mire. Autori e ka qelluar Pirolin ne gjoks dhe ne bark.

Policia nuk ka patur dijeni per ngjarjen e Shkodres, deri sa i plagosuri eshte derguar per ndihme ne spitalin e Lezhes.

Jane marre masa per sigurine e Pirolit, nderkohe po hetohet se çfare ka ndodhur ne te vertete. Kush e ka qelluar Pirolin ne Shkoder?! Pse te plagosurin nuk e kane derguar per mjekim ne spitalin e Shkodres, por ne ate te Lezhes?!

Po cili eshte ne te vertete Vinçenc Piroli?!

Zyrtarisht 34 vjeçari Piroli eshte ne kerkim nderkombetar per shkak se akuzohet direkt si autori i nje atentati te kryer ne komunen e Ulqinit, ne Malin e Zi, me date 4 korrik 2021, ku mbeti i vrare shtetasi malazes Momçillo Gjurishiç 68 vjeç.

Policia e Malit të Zi, hetoi per me shume se tre muaj e gjysem, duke bashkepunuar dhe me policine shqiptare, deri sa arriti te provonte se kush ishin autoret e vrasjes se 4 korrikut te vitit te kaluar ne Ulqin.

Ne nje konference shtypi, me date 12 tetor 2021, policia malazeze deklaroi publikisht se kishte zbardhur atentatin ndaj Momçillo Gjurishiç.

Sipas policise se Malit te Zi, autoret e ketij krimi jane shtetasit shqiptar,

Vinçenc Piroli, 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, me origjine nga Kurbini.

Shefi i Sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit, Aleksandar Boshkoviç deklaroi se dy shqiptarët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen, pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.

“Zyrtarët e sektorit kundër kriminalitetit nga Policia e Ulqinit dhe e Tivarit ne Mal të Zi kane kallëzuar penalisht, dy shtetas shqiptarë Vinçenc Piroli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, te cilet janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Momçillo Gjurishiqit me 4 korrik 2021 në Ulqin.

Boshkoviç tha se “gjatë hetimit janë dokumentuar prova te mjaftueshme që janë shfrytëzuar gjate largimit nga vendi i ngjarjes, si dhe është zbuluar drejtimi i arratisë së autoreve”.

Nga hetimi i policise malazeze ka rezultuar se autoret jane futur ne territorin e Malit te Zi ne menyre legale ne oret e para te 4 korrikut.

Ata jane larguar ne drejtim te Shqiperise menjehere pasi kane kryer krimin ne Ulqin, permes pikes se kalimit kufitar Sukobine-Muriqan.

Atentati i 68 vjeçarit Momçillo Gjurishiç, dyshohet se eshte kryer nga vrases me pagese, te cilet jane kontraktuar per te kryer krimin per motive te hakmarrjes.

Ne 2 mars te vitit 2017, djali i viktimes, Savo Gjurishiq 29 vjeç, vrau me arme zjarri ne qytetin e Ulqinit, shtetasin nga Kosova, Beqë Likaj 53 vjeç.

Autori u kap vetem 20 minuta pas krimit dhe familjaret e tij u shprehen te shqetesuar, se i druheshin nje hakmarrje nga 3 vellezerit e tjere te viktimes nga Kosova.

Policia malazeze dyshon se te afermit e viktimes nga Kosova, kane paguar per tu hakmarre, dy vrasesit nga Shqiperia.

Djali i Momçillo Gjurishiç, Savo Gjurishiç, u denua si autor i vrasjes se 53 vjeçarit nga Kosova. Por te afermit e Likajt, kane mbetur te pakenaqur nga ky vendim, dhe kane menduar ta vendosin vet drejtesine.

Sipas hetimeve te policise malazeze, rezulton se vrasja e 68 vjeçarit Momçillo Gjurishiç, perpara lokalit te tij ne Ulqin, eshte kryer nga Vinçenc Piroli, ndersa Dorjan Lala ka patur rolin e ndihmesit.

Edhe pse jane shpallur ne kerkim nderkombetar nga 12 tetori i vitit te kaluar, Vinçenc Piroli dhe Dorjan Lala kane vazhduar te qendrojne te lire ne territorin e Shqiperise, deri sa sot pasdite, Piroli ka rene prej e nje atentati te papritur.

Next Post
Të tjera detaje për “21 Janarin”, Sokol Balla: Emri i Olsian Çelës u përmen 10 vite më parë nga PD për…

Viti nis me një super perlë: Dikush ka dëgjuar në rrugë Sokol Ballën, se ka thënë që “po paguajmë qimet e kokës të zhdukim Berishën”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Transaksion historik”- Trump njofton marrëveshjen me Venezuelën, SHBA do kontrollojë 65 miliardë fuçi nafte: Dyfishon rezervat tona!

SHBA merr “pjesën e luanit” të naftës së Venezuelës

September 6, 2026
Policia ‘shënjestron’ makinat luksoze, në fokus verifikimi i burimit të pasurisë

Policia ‘shënjestron’ makinat luksoze, në fokus verifikimi i burimit të pasurisë

September 6, 2026
Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut

Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut

September 6, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Fier dhe “Qafën e Koshovicës”, flakët përfshijnë lokalin dhe 3 shtëpi të pabanuara! Nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO+FOTO)

Vijon prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve, flakët ‘kërcënojnë’ banesat

September 6, 2026
Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

September 6, 2026
Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

September 6, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Pronat para viteve ’91, Kadastra hap aplikimin online, përfituesit dhe kush përjashtohet

September 6, 2026
Zv.kryeministri i Kosovës: Hartat janë ribërë shumë herë por kufijtë tanë nuk preken!

“Kurti, mjerim në politikën e jashtme”, Hoxhaj: Ne veri janë krijuar dy sisteme paralele politike

September 6, 2026
Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

September 6, 2026
DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com