• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Historia që po më tregon kriminel, është e sajuar”, reagon Erion Veliaj: Prokurori pervers më pyeste për fustanet e gruas, dhe më tregonte si kontrollonte të shoqen…

by S T
11/02/2025 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për herë të dytë pas arrestimit të tij, duke u shprehur se historia që e tregon atë si një kriminel të korruptuar është e gjitha e sajuar nga prokurori i çështjes së tij.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Veliaj ka rrëfyer se e ka kaluar natën e parë në qeli pa gjumë, i shkëputur nga familja dhe djali i tij. Ai akuzoi prokurorin e çështjes për fabrikim të provave dhe për një qasje të njëanshme ndaj tij dhe bashkëshortes.

“Historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes sonë,” shkruan Veliaj, duke shtuar se akuzat për shpenzime luksi të bashkëshortes së tij janë të pavërteta dhe se të gjitha blerjet janë të deklaruara ligjërisht.

Sipas tij blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël se shifra mbi gjysmë milionë euro e raportuar më herët, ndërsa theksoi se ato blerje janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të bashkëshortes së tij.

Reagimi i Veliajt:

Natën e parë në qeli, i marrë forcërisht larg familjes dhe me idenë që sot në mëngjes im bir nuk do të shkonte në shkollë as me mua, as me të ëmën, e kam kaluar pa gjumë në sy. I vetmi ngushëllim ishte që nuk mund të shihja dhe as dëgjoja qenërinë, që me siguri më është vërsulur mbrëmë në studiot e kafshimeve dhe jargëve televizive.
Ndjesë për çfarë ju kanë dëgjuar veshët dje deri vonë dhe sot që në sabah në ato kanale gjirizi. Por, dua të jini të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë.
Ai, për shembull, ka shkruar në akt-akuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje. Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal.
Kur i thosha se kjo ishte e vërteta dhe kur në fakt, në shtëpinë tonë nuk ka gjetur as fustane mijëra eurosh, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë, ai zvarranik si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit zgërdhihej dhe më tregonte se si i binte violinës kur ishte i vogël.
A ju duket rastësi që në të gjithë historinë e gojës së kërmës Sali, ky violinist i mbetur në tentativë është i vetmi individ që pasi e ka akuzuar si kriminel një ditë më parë, Saliu i ka kërkuar falje të nesërmen? Mua jo, se që të të kërkojë falje Saliu, do duhet realisht t’i bësh një shërbim të pamundur. Po kjo s’është akuzë, është vetëm një opinion.
Kalofshi mirë sot miq dhe kujt më beson i jam falenderues, kujt s’më beson i jam mirëkuptues.

Next Post
“Ju merrni të keqen patronazhistëve”, Rama: Kështu veprojnë partitë fituese në botë

“Mezi pres të dëgjohem!”/ Bushka kërkoi të flasë në grupin parlamentar, Rama: Nesër në orën 09:00 jemi live

Comments 3

  1. ccc says:
    11 months ago

    PS dhe sidomos Edi Rama kane pergjegjesine e krijimit te iluzionit dehes tek shqiptaret per organet e reja te drejtesise, dhe sidomos per SPAK/BKH e GJKKO. Se fundmi duket po zgjohen, por tashme demi eshte bere. Une kam qene i bindur qysh me krye te heres qe keta medemek te drejtesise se re, jane versioni me i ndyre e i rrezikshem i para’ardhesve te tyre! Plus edhe vemje politike.

    Reply
  2. Marian Shpati says:
    11 months ago

    Ç’nuk të vret të bën më të fortë. Kështu thonë. E pra korrupsionin në drejtësi nuk mundën ta vrasin. E bënë më të fortë. Ejani tani të gjithë së bashku të ngrihemi të kcejmë valle nën ritmin e këngës për saliun tonë legjendar.

    Reply
  3. Melina says:
    11 months ago

    doktori mban në dispozicion një person që ti rregullojë me përulje karriken ku do ulet. Nuk e di a e keni vënë re. Argita mban në dispozicion një shërbëtore ti hapi derën e makinës sa herë del dhe hyn në të. Pyes veten:
    Ku ishte gjejnë këto para?
    A ka shkuar dikush nga SKAP të rëmojë sirtarët e tyre dhe të bëjnë vlerësimin e mallit???

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
Kosova vendos, Bedri Hamza: Zgjedhjet do të sjellin stabilitet politik në Kosovë

Kosova vendos, Bedri Hamza: Zgjedhjet do të sjellin stabilitet politik në Kosovë

December 27, 2025
Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

December 27, 2025
“Erdha sot vetëm për ty”/ Demokrati në foltoren e Salianjit në Shkodër: Nuk kam ardhur këtu në takimet që ka bërë Berisha

“Erdha sot vetëm për ty”/ Demokrati në foltoren e Salianjit në Shkodër: Nuk kam ardhur këtu në takimet që ka bërë Berisha

December 27, 2025
Vetëm 1 në 5 biznese në Ballkan shesin online/ Shqipëria renditet mbi mesataren rajonale, por..

Vetëm 1 në 5 biznese në Ballkan shesin online/ Shqipëria renditet mbi mesataren rajonale, por..

December 27, 2025
Salianji nis takimin me demokratët e Shkodrës, e presin me entuziazëm e duartrokitje

Salianji nis takimin me demokratët e Shkodrës, e presin me entuziazëm e duartrokitje

December 27, 2025
Monumenti i kulturës rrezikon të shembet, Kulla e Turanit në Korçë braktiset nga autoritetet

Monumenti i kulturës rrezikon të shembet, Kulla e Turanit në Korçë braktiset nga autoritetet

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com