Ambasadori amerikan Donald Lu ka uruar shqiptarët përmes një kartoline shpërndarë në Facebook. Ai ka dhënë deklarata të ashpra kundër korrupsionit teksa ka thënë se Reformën në drejtësi nuk e duan pikërisht këta lloj politikanësh dhe zyrtarësh.
Edhe urimi i tij për shqiptarët, në thelb kishte përmbajtje të ngjashme me qëndrimet e ambasadorit që flet shqip.
“Ky propozim ofron një mekanizëm për të shqyrtuar dhe larguar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të paaftë.
Ai ngre një sistem më të mirë për të disiplinuar gjyqtarët dhe prokurorët në të ardhmen.
Riorganizon sistemin e prokurorisë drejt një pune më të mirë, sidomos kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Ne bashkëndajmë pronësinë e këtij propozimi dhe mbështesim atë fuqimisht”, shkruan ambasadori Donald Lu.