Partia Demokratike ka emëruar në një post të rëndësishëm ekspertin Gazement Koduzi.
Gazetari Osman Stafa bën me dije për “News 24” se Koduzi është emëruar Koordinator Kombëtar për Shëndetësinë në PD.
Ky vendim vjen vetëm një ditë pasi PD rikorrigjoi listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, ku vërehej se ishte hequr emri i Koduzit nga lista./a.p