Ferdinando Valencia është një aktorët e njohur të telenovelave, i cili së fundmi po përjeton një ngjarje ngamë të dhimbshmet në jetën e tij.
Kjo për faktin se kaështë ndarë nga jeta djali i tij, Dante, vetëm 12 javë pas lindjes. Valencia dhe partnerja e tij, Brenda Kellerman, u bënë prindër të dy vogëlushëve Dante dhe Tadeo më 24 prill të këtij viti.
Tadeo gëzon shëndet të plotë, ndërsa Dante u diagnostikua me meningjit që në ditët e para të jetës dhe e ka kaluar gjithë kohën në spital.
Lajmin e hidhur, aktori e ka ndarë me ndjekësit në një postim në Instagram.
“Teksa ti ikën të siguroj që do të më mungosh. Lamtumirë Dante! Lamtumirë dashuria ime”, -ka shkruar Valencia përkrah një fotoje ku shfaqet me të birin.
Ky njoftim është shoqëruar me mesazhe të shumta ngushëllimi nga fansat, por edhe nga aktorë të tjerë të famshëm si: William Levy, Marlene Favela, Ingrid Martz, Sabine Moussier etj. (Lexo.al)