• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘E heshtur në pritje të një sirene të re sulmi ajror’/ Zelensky, thirrje urgjente ndaj Gjermanisë: Shpëtoni Kievin, quhej “Berlini i ri”

by Java News
21/03/2022 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një fjalimi televiziv drejtuar kombit të tij ditën e sotme , presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Gjermanisë për të shpëtuar kryeqytetin e Kievit .

”Kievi dikur quhej një “Berlin i ri”, i ngjashëm në frymën e tij të hapjes, emocioneve, lirisë në sheshe, sinqeritetit të njerëzve, klubeve dhe partive. Tani Kievi është i mbyllur. Është e heshtur në pritje të një sirene të re sulmi ajror që do t’i detyrojë njerëzit në strehimore.”- tha Zelensky.

Zelensky luajti një klip 20 sekonda të një sirene sulmi ajror, duke e quajtur atë një tingull që ukrainasit e kanë dëgjuar për orë, ditë dhe javë.

“Tingulli i sirenës është diçka me të cilën ukrainasit jetojnë, punojnë dhe përpiqen të flenë. Ata trajtojnë plagët e tyre, lindin foshnja dhe vdesin,” shtoi ai.

Zelensky tha se si Evropa ashtu edhe gjermanët në mënyrë specifike “kanë fuqinë” për të bërë presion mbi Rusinë, duke thënë se pa “tregtinë tuaj, kompanitë dhe bankat tuaja Rusia nuk do të ketë para për të financuar këtë luftë”.

Ai përsëriti thirrjet nga Ukraina për të mbyllur portet evropiane ndaj Rusisë, për të hequr dorë nga burimet ruse të energjisë dhe për të ndërprerë furnizimin me mallra në Rusi.

“Jam i sigurt se paqja është e mundur. Por ju duhet të veproni për ta arritur atë. Secili nga ju në Gjermani, në Evropë. Që Kievi të quhet sërish një Berlin i ri, në mënyrë që rrugët dhe sheshet tona të jenë po aq të sigurta sa tuajat. “tha Zelensky./m.j

Next Post
‘Lufta në Ukrainë drejt fundit’/ Flet Jani Lufi, gjenerali që refuzoi urdhrin e Enverit për t’u larguar nga Moska në 1960 e shërbeu në Rusi: Çernobili është i garantuar…!

‘Lufta në Ukrainë drejt fundit’/ Flet Jani Lufi, gjenerali që refuzoi urdhrin e Enverit për t’u larguar nga Moska në 1960 e shërbeu në Rusi: Çernobili është i garantuar…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com