• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E gjithë familja e Millosheviçit është në Listën e Zezë të SHBA

by Java News
29/01/2018 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mesin e serbëve që janë në listën e personave që përbëjnë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende të gjithë anëtarët e familjes së diktatorit serb Sllobodan Millosheviq, duke përfshirë edhe vetë atë, ndonëse ai ka vdekur në vitin 2006.

Lista përfshin gjithashtu gruan e tij Mirjana, djalin Marko, vajzën Maria, vjehrrën Milica Gajiq Millosheviq.Ndonëse u shpall i pafajshëm për krime lufte në Hagë, ish-presidenti serb Millan Millutinoviq gjithashtu është në listën e zezë dhe Dragolub Ojdaniq, ish-ministër i Mbrojtjes së RFJ-së, i dënuar me 15 vjet burg për krime në Kosovë.

Në listë është edhe Nikolla Shainoviq, ish-kryeministri serb, i dënuar për krime lufte në Kosovë. Administrata e SHBA beson se kërcënim përbën edhe Nebojsha Pavkoviq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, i cili në Hagë u dënua për krime kundër njerëzimit.

Në të njëjtën listë ndodhen edhe Veselin Slivançanin, Franko Simatoviq, ish-komandant i DB, dhe Jovica Stanishiq, ish-kreu i Shërbimit DB. Në listë është edhe Millorad Ulemek-Legia, i dënuar për vrasjen e kryeministrit serb Zoran Xhinxhiq, transmetojnë mediat serbe.

Në grupin e të padëshirueshmëve janë edhe Radovan Karaxhiq, vëllai i tij Lluka dhe kompania e tij Komotko, gruaja e tij Liljana, vajza Sonja dhe djali Aleksander. Presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, është ende nën sanksione.

Ambasadori i SHBA-së në Sarajevë, Maureen Cormack, tha se Dodik do të mbetet nën sanksione derisa të ndryshojë sjelljen dhe nuk do të ndalet për të vënë në dyshim ekzistencën e Bosnjë e Hercegovinës, dhe për të promovuar planet separatiste, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Gruaja kërcënoi se do hidhej nga kati i 4 i pallatit, ndërhyn policia

Gruaja kërcënoi se do hidhej nga kati i 4 i pallatit, ndërhyn policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In