• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E gjithë bota në një fotografi

by A R
12/06/2018 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Annamaria Testa

Eksperte komunikimi

Fotografia e G7 e shpërndarë në Twitter nga Steffen Seibert, zëdhënës i qeverisë federale gjermane, bëri xhiron e botës dhe u komentua nga shumë media.

Bëhet fjalë për një fotografi që thotë shumë gjëra, dhe sugjeron të tjera, si për situatë e fotografuar, ashtu edhe për dinamikat e informacionit, e ato të perceptimit. Po rendis disa.

  • Takimet politike, veçanërisht ato më të rëndësishme, zakonisht paraqiten në një version të ëmbël dhe të ritualizuar (shtrëngime dore, deklarata të përbashkëta). Ritualizimi është aq i konsoliduar, saqë është e vështirë për ne të imagjinojmë, se ato mund të ndodhin në mënyra më pak formale dhe më muskulore, sesa shfaqet në imazhet zyrtare. Megjithatë, në këtë foto janë pikërisht afërsia, gjestet dhe shprehjet e fytyrës, që e bëjnë foton të paharrueshme (të paharrueshme, pasi është muskulore). Edhe pse nuk është gjë krejtësisht e re kjo: a ju kujtohet këpuca ruse e Hrushovit në OKB?
  • Në foto, Theresa May është periferike. Prandaj, ne nuk e “shohim” atë. Le të shohim të vetmen grua: Angela Merkel. Ajo është e vetmja me një sjellje dinamike. Është e vetmja që ka një ngjyrë veshur. Është, përveç Macronit më larg, e vetmja që e shikon Trumpin në sy (të gjithë të tjerët shohin ose përtokë, ose Merkelin). Ajo është protagonistja e padiskutueshme. Megjithatë, nëse në vend të saj, në të njëjtin qëndrim, do të kishte qenë ndonjë nga udhëheqësit e tjerë, fotoja do të kishte qenë ndoshta më pak e fuqishme. Këtu është Frau Europa përballë Mister Shtetet e Bashkuara.

  • Fakti që është një burim në vetvete më shumë se zyrtar, kreu i zyrës së shtypit të qeverisë gjermane dhe zëdhënësi i Angela Merkel, Steffen Seibert, që e përhap këtë lloj imazhi na tregon se imperativi i formalitetit me çdo kusht, është më pak i vlefshëm. Sidomos në mediat sociale. Dhe, në mesin e mediave sociale, sidomos në Tëitter, ku mesazhet konsumohen me një shikim, dhe më parë duhet ta kapin atë shikim.
  • Seibert e filloi karrierën e tij si gazetar televiziv. Është e natyrshme që ai të dijë si të kapë në ajër, efektin potencial të një imazhi dhe që ai të zgjedhë atë të duhurin, midis gjithë atyre që ka në dispozicion. Është një talent që do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm: e ardhmja e afërt e internetit qëndron tek imazhet.
  • Në realitet, gjithçka është çështje këndvështrimi. Amerikani Fabian Reinbold boton, gjithmonë në Tuitter, katër foto të ndryshme të së njëjtës skenë, ose të paktën të shkrepura shumë afër në kohë, në perspektivën gjermane, franceze, italiane dhe amerikane (në dy imazhet e fundit, Italia është aty. shënimet: në të dytin, është, por mbrapa, sikur të mos kishte). Këtu: së bashku me secilin imazh, na përcillet, në mënyrë implicite, një pikëpamje që, duke e vëzhguar atë fotografi, e bëjmë fatalisht dhe pa dijeninë tonë. Kjo është arsyeja pse ata që zgjedhin një fotografi, sugjerojnë pikëpamjen që dëshirojnë që ne të adoptojmë.

  • Edhe The National (një botim online i Emirateve të Bashkuara Arabe) boton të njëjtën skenë, por është një tjetër shkrepje, në një kohë tjetër, dhe domethënia që nxjerrim është krejtësisht e kundërta. Trump, i vetmi që është ulur (dhe jo në një pozicion duarkryq, por duke dëgjuar) nuk duket kureshtar, por objekt i vëmendjes dhe buzëqeshjes së të pranishmëve. Një kërkim i shkurtër me Google më tregon se kjo fotografi tjetër, e shpërndarë nga Reuters, dhe e botuar në një pozicion dytësor nga BBC, u zgjodh kryesisht nga mediat e Lindjes së Mesme dhe aziatike. Të shohësh se kush zgjedh të botojë çfarë (dhe nga cila pikëpamje) është gjithmonë një ushtrim i shkëlqyer.

  • Sërish: Do të ishte gjithësesi interesante të dinim nëse në fillim u shkrep fotoja e buzëqeshur dhe pastaj ajo muskulore, apo e anasjellta. Një fotografi rrok momentin dhe ofron një histori të mundshme. Por mjaftojnë dy momente të shkrepur resht për të zhvilluar një fije narrative solide. Po si t’i vëmë në radhë?
  • Nga ana tjetër, çdo fotografi na sjell vetëm një fraksion të një momenti, por e bën me një mprehtësi të tillë dhe një sasi të tillë detaji, saqë na fut brenda atij momenti të ngrirë, duke ngrirë edhe ne vetë në perceptimin tonë. Merkeli që fikson Trumpin nga lartë poshtë, në një pozicion sikur të dojë t’i ulërasë, transformohet në sintezën dhe në simbolin e të gjithë aktivitetit.
  • E gjithë kjo do të thotë edhe se një fotografi vlen më shumë se një mijë fjalë? Po dhe jo. Një fotografi e mirë na godet në çast. Stampohet në kujtesën tonë. Kuptohet menjëherë. Por për të arsyetuar mbi kuptimin që ajo ka, na duhen edhe një herë, fjalët. / Në shqip nga bota.al

http://www.bota.al/2018/06/e-gjithe-bota-ne-nje-fotografi/

Next Post
Eksperti i KE: 20% e shqiptarëve janë përfshirë në ‘tregtimin’ e votës!

Eksperti i KE: 20% e shqiptarëve janë përfshirë në 'tregtimin' e votës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

May 18, 2026
Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

“Raporti i IBAR nuk miratohet” / Sondazhi: 76.6 për qind e shqiptarëve mendojnë ndryshe nga Berisha

May 18, 2026
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është…

May 18, 2026
Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

May 18, 2026
“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

May 18, 2026
E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

May 18, 2026
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Mickoski së shpejti në Tiranë

“Do ta japin shqip provimin”, Mexhiti u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës

May 18, 2026
Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

May 18, 2026
Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

May 18, 2026
Trafikonin drogë në vende të ndryshme të Europës, Europoli vë në pranga 25 shqiptarë (Foto)

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In