Gjykata e Barit ka dënuar me 16 vite burg për vrasje me dashje Mariangela Losurdo.
26-vjeçarja u arrestua në dhjetor 2020 me akuzën për vrasjen e të dashurit të saj Pierpaolo Perez, 49 vjeç, me një pistoletë të kalibrit 9 të qëlluar në kokë, brenda shtëpisë së saj, në Bitetto, më 26 qershor 2018.
Në fillim babai kishte akuzuar veten për vrasje, në tentativë për të mbuluar vajzën e tij, por hetimi konstatoi përgjegjësinë e 26-vjeçares, citon fanpage.
Gruaja kishte vendosur t’a vriste pasi zbuloi se ai kishte një lidhje romantike edhe me nënën e saj.
/a.r