• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

I ftohti polar, gjenden të vdekur 4 persona në kufirin SHBA-Kanada

by Java News
20/01/2022 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trupat e katër personave , përfshirë një foshnjë, u gjetën të mërkurën disa metra larg kufirit SHBA-Kanada, në një rrugë që përdoret zakonisht nga emigrantët e paligjshëm, tha sot policia kanadeze.

“Nga verifikimet e para, ne besojmë se të gjithë vdiqën nga hipotermia ,” tha Xhandarmëria Mbretërore e Kanadasë në një deklaratë, përcjell abcnews.al.

Foshnja dhe dy të rritur u gjetën të vdekur vetëm 12 metra larg kufirit me SHBA dhe 10 kilometra në lindje të Emerson, Manitoba. Trupi i një tjetër adoleshenti është gjetur pak më pas.

Të mërkurën në mëngjes, rojet kufitare amerikane panë një grup njerëzish që po kalonin kufirin. Njëri mbante sende për fëmijë, por mes tyre nuk kishte asnjë foshnjë. Më pas nisën hetimet në të dyja anët e kufirit. Pas katër orësh dhe ndërkohë që në zonë mbizotëronin kushte shumë të vështira atmosferike, u gjetën trupat.

Kombësia e viktimave nuk dihet. Policia po punon për identifikimin e tyre dhe po vijon hetimet në vendngjarje.

Në një konferencë për shtyp, Zëvendës Shefi i Policisë së Manitobës, Jane McLachi tha se katër personat ndoshta ishin “të braktisur vetëm në mes të një stuhie ” dhe të ftohtit polar, pasi temperaturat në zonë kishin rënë në -35 gradë./m.j

Next Post
“S’ke asnjë peshë, ke 30 vjet aty me votat e PD”/ Gjekmarkaj përplaset me Mediun: Mos më bëj të të kthehem…

“S’ke asnjë peshë, ke 30 vjet aty me votat e PD”/ Gjekmarkaj përplaset me Mediun: Mos më bëj të të kthehem...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com