• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E fundose përfundimisht Partinë Demokratike

by Artur Ajazi
05/08/2021 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sali Berisha përfundimisht ka fundosur Partinë Demokratike. Ai në daljen e tij më të fundit para medieve, ka folur si një Sekretar i Parë, aspak si një ish-kryeministër apo dhe ish-president i një vendi demokratik. Ka njollosur dhe baltosur Lulzim Bashën, dhe u ka treguar gjithë demokratikasve dhe shqiptarëve se “situatën brënda asaj partie e dirigjoj unë, dhe vendos unë për gjithçka”. Kryetari de jure, në atë parti mbetet të “hajë bar” deri ditën kur Sali Berisha të vendosë me vullnetin e tij largimin. Por ajo ditë duket tepër e largët. Sali Berisha deklaroi dje në provokimin e tij të hapur se “ish-ambasadori më ka sjellë dosje për Lulzimin, dhe se unë pas saj e kam mbrojtur edhe për akuzën e lobimit me para ruse”. Pra kuptohet lehtë se, Lulzim Basha, ngado ta rrotullojë “topin”, pa marrë iradenë nga Berisha, nuk ka shanse të dalë proamerikanëve.

Me daljen e tij të djeshme para mediave, Sali Berisha donte t’u tregonte gjithë shqiptarëve, dhe veçanarisht fakrotir ndërkombëtar dhe ambasadores Kim se “Partia Demokratike, ka qenë dhe është me mua, dhe se askush në botë nuk më prek një fije floku”. Sfidë më të hapur dhe deklaratë më komuniste, nuk është dëgjuar preej 30 vitesh në këtë vend nga një politikan. Ato mbahen mënd nga koha e Xhaxhit, kur u thosh amerikanëve “jemi shkëmb graniti, ejani po ua mbajti”. Por Berisha e ka gjetkë synimin. Ai kërkon ta mbajë Lulzimin dhe Partinë Demokratike, si një mburojë, si një bunker, nga e cila ka nisur luftën me faktorin amerikan dhe pritet ta intesifikojë në ditët dhe muajt e ardhshëm. Dihet se, një seancë gjyqsore në Francë , aq më tepër me një avokat të njohur, vlen sa 2 vjet rroga muajore të një nënpunësi në Shqipëri, por Sali Berisha nuk kishte rastin ndoshta të na thoshte dje se “kush e paguan, dhe sa e paguan ai avokatin e njohur në Paris”. Ndoshta, ndaqë “syri” dhe mëndja e medieve ishte përqëndruar tek sulmet dhe fjalitë e lëna përgjysëm ndaj ambasadores Kim. Ishin me të vërtetë një shfaqje e shëmtuar, tek dëgjoje se si “miku i amerikanëve” i sulej një femre, një ambasadoreje, e cila nuk përfaqëson gratë e lagjes, por politikën dhe opinionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ish-kryeministri, nuk e ka për herën e parë të përgojojë ambasadorët, aq më tepër kur aktualisht ai gjendet në siklet të madh. Por “gjumin” ja ka prishur në të vërtetë Lulzimit, pasi ky i fundit, në fund të muajit duhet ti kthejë një përgjigje zyrtare DASH, dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Por me ç’kuptohet deri sot, Lulzimi e ka gati “xhevapin” për zonjën Kim, “na jepni prova për Berishën, ndryshe ai është njëri prej nesh”. E fundose Partinë Demokratike Sali Berisha, e mbulove me turp, e bëre paçavure, e trete duke u rrjepur përmes metodave më të paskrupullta, duke pasuruar vehten dhe familjen tënde biologjike dhe politike.Ja ke kapur “kokën me derë” Lulzimit, dhe nuk ke ndërmend ta lëshosh, pasi e di fare mirë edhe ai, se ndarja mes jush do të ndodhë vetëm kur drejtësia e re në Shqipëri të flasë me gjuhën e ligjit. Në rast se do të kishte funksionuar liria dhe demokracia në Partinë Demokratike, Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhej të ishin shpallur “non-grata” nga anëtarësia e asaj force politike.Por kjo nuk ka ndodhur,dhe as ka shanse të ndodhë,sepse ish-kryeministri (dhe tani biri i tij politik) e ka shtypur me dhunë verbale dhe fizike çdo zë kumbues që ka denoncuar pushtetin,vjedhjet dhe abuzimet e familjes, duke përdorur Partinë Demokratike si mburojë para ligjit.

Next Post
Përleshje në mes të Athinës, një shqiptar në gjendje të rëndë

Përleshje në mes të Athinës, një shqiptar në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Alpet Zvicerane, 3 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël, mister shkaqet!

Tragjedi në Alpet Zvicerane, 3 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël, mister shkaqet!

September 16, 2026
Verdikti i Hagës, reagon ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Nuk u gjykuan UÇK dhe pavarësia!

Verdikti i Hagës, reagon ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Nuk u gjykuan UÇK dhe pavarësia!

September 16, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Mos ia vrisni Hashim Thaçit Kosovën që fitoi me luftë

September 16, 2026
“Asnjë gjyqtar nga Haga nuk i përket Kosovës”- Dënimi i ish-liderëve të UÇK, reagon Meidani: Konteksti historik s’diskutohet, populli viktimë e dhunës serbe

“Asnjë gjyqtar nga Haga nuk i përket Kosovës”- Dënimi i ish-liderëve të UÇK, reagon Meidani: Konteksti historik s’diskutohet, populli viktimë e dhunës serbe

September 16, 2026
Berisha nga Kuvendi i PD në Krujë: Protesta e ka bërë Ramën njeriun më të urryer! Jemi njerëz të sheshit dhe moralit!

Berisha nga Kuvendi i PD në Krujë: Protesta e ka bërë Ramën njeriun më të urryer! Jemi njerëz të sheshit dhe moralit!

September 16, 2026
“Kam një problem”- Publikohen pamjet e Sterling dhe historia bëhet më e rëndë se një dënim (VIDEO)

“Kam një problem”- Publikohen pamjet e Sterling dhe historia bëhet më e rëndë se një dënim (VIDEO)

September 16, 2026
Majko përlotet pas vendimit për ish-liderët e UÇK, ish-kryeministri: Dramë njerëzore e jashtëzakonshme, mund të cenojë historinë!

Majko përlotet pas vendimit për ish-liderët e UÇK, ish-kryeministri: Dramë njerëzore e jashtëzakonshme, mund të cenojë historinë!

September 16, 2026
VIDEO/ Vendimi i Hagës për liderët e UÇK, protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Qeverisë, arrestohet një prej tyre! Tubim edhe para Parlamentit

VIDEO/ Vendimi i Hagës për liderët e UÇK, protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Qeverisë, arrestohet një prej tyre! Tubim edhe para Parlamentit

September 16, 2026
“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

September 16, 2026
EMRAT/ I plagosuri me armë në Durrës është avokat, mister motivi! Policia në kërkim të autorit!

EMRAT/ I plagosuri me armë në Durrës është avokat, mister motivi! Policia në kërkim të autorit!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com