(Update) Ka përfunduar takimi kokë më kokë mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe homologut të tij serb Aleksandër Vuçiç. Deri më tani nuk dihet ende se çfar kanë biseduar dy homologët, ndërsa takimi është zhvendosur në nivel delegacionesh.
Më pas në orën 13:00 është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e Ramës dhe Vuçiç.
Rama pret Vuçiç në Pallatin e Brigadave, nis takimi mes tyre
Kryeministri Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Pallatin e Brigadave nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Atij i është bërë pritja ceremoniale me himnet e të dyja kombeve dhe flamujt e dy shteteve të vendosura krah njëri tjetrit. Vuçiç është i shoqëruar nga delegacioni dhe gazetarë serbë, ndërsa nga krahur tjetër Rama është i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe delegacioni shqiptar.
Ceremonia e mirëseardhjes është pasuar me një takim kokë më kokë mes dy kryeministrave Rama dhe Vuçiç, për të vijuar me takimin mes delegacioneve.
Rreth orës 13.00 është parashikuar një konferencë për shtyp e dy kryeministrave.












