• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E FUNDIT/ Kapet vrasësi i parukieres, e vrau pasi 28-vjeçarja i dha fund lidhjes me të

by Java News
11/11/2016 14:59
Salloni ku ndodhi vrasja

Salloni ku ndodhi vrasja

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Etleva Ndokaj, 28 vjeç, u vra me armë zjarri nga një 31-vjeçar me të cilin dyshohet se kishte një lidhe intime. E reja u qëllua në vendin e punës, në parukerinë e saj në qendër të Lezhës. Të afërmit e viktimës thanë jashtë kamerës për News 24, se e reja ka patur më herët një lidhje jashtëmartesore me autorin e identifikuar nga policia si Alfred Nikolli, 31 vjeç.
etleva
Po të njëjtat burime rrëfejnë se prej një viti, Etleva kishte shkëputur çdo lloj marrëdhënie me 31-vjeçarin, por ky i fundit nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Viktima dhe autori, sipas këtyre burimeve, janë konfliktuar disa herë, madje 28-vjeçarja ka bërë edhe një denoncim në polici ndaj Nikollit. Megjithatë një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga blutë e Lezhës. Mësohet se 28-vjeçarja me profesion parukiere, ishte e martuar dhe kishte një fëmijë, ndërsa Nikolli nuk ishte i martuar.

Mesditën e sotme 31-vjeçari Alfred Nikolli, ka hyrë në sallonin e bukurisë së gruas dhe e ka qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që ajo ishte në prani të një klienteje. Gruaja është qëlluar me dy plumba, një në kokë dhe në këmbë.

Më pas ai është larguar me shpejtësi, pa u vene re nga forcat e policisë. 28-vjeçarja ka humbur jetën gjatë transportit për në spital për shkak të plagëve të marra. Mësohet se autori dhe viktima ishin me orgjinë nga i njëjti fshat, Spite, dhe njiheshin me njëri-tjetrin prej kohësh.
Ndërkaq, policia ka arritur të arrestojë autorin, vetëm pak orë pas krimit.

NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 11.11.2016 është marrë njoftim se në Lezhë në qytet ka ndodhur një plagosje. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se është plagosur me armë zjarri shtetasia E.N. 28 vjeçe, banuese në Lezhë e cila është transportuar në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
BW/d.i.

Next Post
Nikoliç fton Trumpin për vizitë në Serbi

Nikoliç fton Trumpin për vizitë në Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI / I burgosuri i sigurisë së lartë humb jetën në spital, dalin detajet e para

EMRI / I burgosuri i sigurisë së lartë humb jetën në spital, dalin detajet e para

January 20, 2026
baste

Lejonin baste sportive, masë sigurie për gjashtë efektivë policie

January 20, 2026
BE zotohet se do të mbrojë interesat e saj, Trump: Tarifat për Groenlandën do t’i zbatoj 100%

BE zotohet se do të mbrojë interesat e saj, Trump: Tarifat për Groenlandën do t’i zbatoj 100%

January 20, 2026
Debatet për letrën e Trump/ Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

Debatet për letrën e Trump/ Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

January 20, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

Ndërprerja e energjisë, reagon QSUT: U aktivizuan gjeneratorët, jeta e pacientëve e pacenuar

January 20, 2026
Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

January 20, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Emigrantët në SHBA përballë një debati të ri

January 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

January 20, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, vdes pasagjeri 25-vjeçar në Laç

January 20, 2026
“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In